Bashkimi Europian dhe propozimet e rritjes ekonomike
Është mbyllur pa një marrëveshje konkrete takimi i jashtëzakonshëm i zhvilluar në Bruksel që i kushtohej bilancit. Në fund të takimit 27 vendet i janë bashkuar fjalës së Zhan Klod Junker sipas të cilit nga ky takim nuk kishte “as fitues, dhe as humbës. Gjithçka duket se i është besuar presidentit të Këshillit të Bashkimit Europian, Herman van Rompuy i cili duhet të paraqesë propozime konkrete që do të jenë diskutim në një takim të dytë. “Nuk ka as fitues dhe as humbës, kemi preferuar të shmangnim një betejë, jo të nevojshme sepse nuk e kemi urgjent” - është deklaruar. Gjithçka pritet që të zhvillohet më konkretisht në muajin shkurt të vitit të ardhshëm kur do të jetë takimi i krerëve të shteteve dhe të qeverive. Natyrisht deri në atë datë do të vazhdohet të punohet intensivisht sidomos në nivele teknike dhe ministrore. Optimist për këtë situatë të krijuar është edhe presidenti i Këshillit të Ministrave të Italisë, Mario Monti madje sipas presidentit një marrëveshje ka shumë mundësi të realizohet brenda vitit 2013. Është mësuar ndërkaq se gjashtë vendet që nuk kanë qenë dakord janë vende si Britania e Madhe, Gjermania, Suedia, Danimarka, Finlanda dhe Hollanda. Britanikët kanë ngulmuar se duhen akoma dhe më shumë shkurtime. Është folur ndërkaq edhe për ndihmën e Greqisë dhe për vigjilencën bankare unike. Nisur nga kjo, ka shumë analistë sipas të cilëve, Europa përpiqet për të hartuar programe, arrin t’i përfundojë ato të fiksojë edhe datat por në fund nuk arrin t’i zbatojë. Por nëse nuk ka patur lajme të mira dhe vendime të marra unanimisht për ekonominë europiane lajm i mirë në vetvete mund të konsiderohet pjesmarrja e Kroacisë dhe në këtë mënyrë nuk kanë qenë 27 vende të bashkimit Europian por 28 të tillë. I paqartë ka qenë fillimi i këtij takimi, i paqartë ka qenë edhe rezultati final i tij. Sipas Van Rompuy “mund të shkohet përtej 80 miliardëve shkurtime por duhet bërë me ekuilibër dhe duhet kushtuar një vëmendje e madhe”. Por ndoshta vende si Britania e Madhe, Gjermania, Hollanda dhe Suedia do të pretendonin edhe 20 miliardë të tjera. Gjithsesi dicka është e sigurtë se as në bilancin tjetër shumëvjeçar nuk do të ketë një revolucion të vërtetë. Komisioni i Bashkimit Europian në propozimin e tij kishte dashur që të jepte një shtysë të fortë për rritjen dhe kompetivivtetin, për kërkimin dhe inovacionin, për ndërtimin e rrjetit europian për transportin, energjinë dhe komunikacionin. Një propozim i drejtë për ekonominë europiane në tërësi në një kohë kur modeli europian dhe ai i industrisë europiane po humbasin krahasuar me tregun global. Natyrisht konkurrenca është shumë e fortë sidomos e ekonomisë kineze dhe asaj aziatike që shfaqet gjithmonë dhe më shumë agresive. Ndërhyrja europiane duhet të jetë e shpejtë sepse kriza financiare po aq sa edhe kriza e monedhës euro sjellin një rritje të papunësisë me ritme të larta. Duhen padyshim reformat dhe një ristrukturim industrial për të patur shpresa për të ardhmen europiane. Vetëm gjashtë muaj më parë në takimin europian ishte planifikuar një plan rritje prej 120 miliardë për të 27 vendet. Në vigjilje të takimit, Barrozo kishte kujtuar përpara europarlamentit se “t’i heqësh një miliardë, Horizon 2020, do të thotë të privosh 4 mijë firma të vogla dhe të mesme nga financimet e Bashkimit Europian”. Janë kohë të vështira, me vështirësi për kredi të cilat nuk janë më të thjeshta për askënd. Kohë të vështira kur edhe “truri” europian fillon të largohet nga Europa duke humbur kompetivitetin. Pse nuk fillon të ringrihet ekonomia europiane? A do të ketë një rritje anemike për të ardhmen e saj? A është Europa e vjetëruar dhe pa projekte konkrete? Pse paratë shpenzohen më mirë në nivel kombëtar sesa në atë europiane? – kjo e fundit është një pyetje e një diplomati nordik që kërkon përgjigje nga krerët e vendeve europiane. Kina rrit pasurinë e saj në shkallë globale me 2,8%. Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 1,9% . Europa humbet 13,6%. Natyrisht duhet vazhduar me reformat si këshillon edhe presidenti i Bankës Qëndrore Europiane, Mario Dragi. Por presidenti Dragi nuk duhet të merret vetëm me punën e tij por duhet të mbrojë edhe Bankën Qëndrore Europiane nga sulmet. Sepse sipas presidentit edhe në kulmin e krizës, Banka Qëndrore Europiane “nuk ka marrë funksionet që i përkasin qeverive duke qëndruar e pavarur”. Edhe presidenti i Këshillit të Ministrave të Italisë, Mario Monti ka folur për reformat dhe bilancin e Bashkimit Europian. Disa gazetarëve që i nënvizonin faktin se ai nuk do të ishte më president i Këshillit të Ministrave të Italisë, Monti i përgjigjej se: “Më duket se një qeveri qëndron edhe për pak kohë pas përfundimit të zgjedhjeve, por ne do t’i dorëzojmë me shumë dëshirë këtë detyrë çdo qeverie […].
...