Lulzim Basha, vizitë në familjen e Hanke Kitës – gruaja që ka moshën e Pavarësisë së Shqipërisë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka zgjedhur që në këtë 100 vjetor, të kujtojë ata që kanë lindur në vitin 1912. Kreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha bëri një vizitë në familjen e Hanke Kitës, e lindur me 15 tetor të vitit 1912.
Znj. Kita, tashmë 100 vjeç ka qenë edhe pjesë e Luftës Nacional - Çlirimtare.
Kreu i Bashkisë i ka dhuruar zonjës Hanke Kita simbolin e 100 vjetorit të Pavarësisë, me mbishkrimin: “Dëshmitare e 100 viteve të Pavarësisë”.
Anëtarët e familjes Kita e vlerësuan këtë gjest të Kryebashkiakut Basha.
Mbesat e Hanke e konsideruan një dhuratë të çmuar për gjyshen e tyre, në këtë 100 vjetor të Pavarësisë dhe një simbol që do ta ruajnë, në kujtim të gjyshes së tyre, sot 100 vjeç dhe të 100 vjetorit të Pavarësisë.