Bashkimi Europian hapa konkrete ne kuader te qeverisjes ekonomike europiane

Brukseli ka hedhur hapin e parë konkret të qeverisjes ekonomike europiane, duke anonçuar sanksione konkrete për vendet që nuk respektojnë kriteret e Mastriktit. Komisionieri europian për financat, Olli Rehn ka deklaruar në një konferencë për shtyp, se prej 5 vendeve që ishin në defiçit eksesiv buxhetor, Belgjika, Polonia, Qipro dhe Malta kanë marrë masat e duhura fiskale për të reduktuar defiçitin e tyre, ndërkohë që Hungaria nuk e kalon testin dhe kjo nuk do të mbetet pa u ndëshkuar.
“Në bazë të analizës së bërë nga serviset e Komisionit Europian mbi e disiplinën fiskale të 5 vendeve me defiçit eksesiv, rezulton, se Belgjika, Polonia, Qipro dhe Malta kanë marrë aksione të përgjegjshme për t’ju përgjigjur rekomandimeve të Këshillit të ministrave lidhur me korrigjimin e defiçitit të tyre eksesiv, me përjashtim të Hungarisë. Hungaria gjithashtu ka marrë masa por ato janë fatkqeqësisht të pamjaftueshme për të qenë të besueshme dhe të qëndrueshme”, u shpreh komisoneri për çështjet ekonomike dhe monetare, Rehn
Ndërkohë, Hungaria rrezikon konkretisht ndëprerjen e fondeve të kohezionit, të cilat mbulojnë projekete në fushën e transportit, infrastrurkturës, mjedisit.
"Meqë Hungaria nuk bën pjesë në Eurozonë, nuk do të përballet me sanksionet e të ashtuquajturës “paketa e gjashta masave”, por asaj mund ti ndërpriten fondet e kohezionit që nga janari 2013 e tutje. Në mungesë të korrigjimit të masave nga Hungaria, do të koordinoj sanksionet me kolegun Johanes Han. Financat publike të shëndosha janë një parakusht i nevojshëm për një rritje të qëndrueshme ekonomike, punësim dhe forcimin e besimit në ekonominë hungareze", deklaroi ai.
Masat ndaj Hungarisë do të diskutohen edhe gjatë takimit të Ministrave të Financave para samitit të 30 janarit.