Plagosja ne Durres 50 vjecari ne gjendje kritike per jeten

Një 50 vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë me thikë, në konflikt e sipër me një tjetër shtetas. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 6 në Durrës, ndërsa i plagosuri është Aleksander G. I dëmtuari është dërguar menjëherë për në spitalin rajonal të Durrësit nga banorë të lagjes, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën. Për të mësuar mbi rrethanat dhe motivin e ngjarjes efektivë të policisë kanë marrë në pyetje deshmitarë në vendngjarje, ndërsa po punojnë për indentifikimin e autorit dhe më pas arretimin e tij. Ende nuk dihet motivi i ngjarjes nga ku mbeti i plagosur një 50 vjeçar, por paraprakisht dyshohet që plagosja të ketë ardhur pas një konflikti të çastit për motive banale.