E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eurostat: 2011 përbyllet me situatë të dobët ekonomike në Eurozonë

Rritja ekonomike në Eurozonë gjatë tremujorit të tretë të vitit të kaluar, ka kapur vlerën 0.1 për qind, ka njoftuar sot agjencia për statistika e Bashkimit Evropian, Eurostat.

Prodhimi vendor bruto në zonën e euros u rrit me 0.1 për qind në periudhën korrik-shtator, ndërsa në tremujorin paraprak me 0.2 për qind dhe në tremujorin e parë të 2011-ës me 0.8 për qind.

Vendet përbërëse të Eurozonës mbeten prapa vendeve të tjera për sa i përket rritjes ekonomike.

Në krahasim me tremujorin e tretë të 2010-ës, rritja e prodhimit vendor në Eurozonë ishte mbi 1.2 për qind.

Shumica e ekonomistëve presin të reflektohet rënie e aktivitetit ekonomik të Eurozonës edhe gjatë tremujorit të fundit të vitit 2011.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›