E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia po largohet nga statusi i kandidatit per anetaresim ne BE

Serbia eshte gjithnje e me larg statusit te kandidatit per anetaresim ne Bashkimin Evropian dhe ne besojme se ajo duhet te beje me shume theksoi ministri gjerman i Mbrojtjes Thomas de Maizire ne Bruksel. Ministri gjerman tha se ata nuk e besojne qe Serbia e ka humbur ndikimin tek serbet ne veri te Kosoves dhe se ata kane dale jashte kontrolli.

Lidhur me shkallezimin e fundit te dhunes ne Kosove ku pati edhe 25 ushtare gjermane dhe austriake te plagosur ministri gjerman i Mbrojtes tha se ndikimi i Beogradit ne veri te Kosoves eshte shume me i madh se sa qe thuhet duke shtuar se ky ndikim duhet te perdoret per implementimin e marreveshjeve dhe te drejtes nderkombetare.

Nga Serbia kerkohet me shume

Ne kerkojme prej autoriteteve serbe qe te zbatojne keto marreveshje. Serbia eshte e interesuar qe te fitoje statusin e kandidatit per anetaresim ne Bashkimin Evropian nderkohe qe me keto veprime cdo dite e me shume largohet nga statusi i kandidatit per anetaresim theksoi Thomas de Maizire.

Ministri gjerman tha se ata nuk u besojne pohimeve se ata qe veprojne ne veri te Kosoves kane dalur jashte kontrollit te Beogradit. Bildunterschrift Barrikadat serbe ne Kosove.

Si eshte e mundur qe ne Kosove te kene shkuar dhe te perzihen ne zhvillimet atje rreth 70 te ashtuquajtur simpatizante te klubit futbollistik Crvene Zvezde pa e ditur askush Kush i ka derguar atje Si kane mberritur atje permes cilave rruge Cilat jane detyrat e tyre ne Kosove Si do te kthehen ne Serbi pyeti Thomas de Maizire i cili pret nga autoritetet serbe qe te japin nje kontribut me te madh per zgjidhjen e problemeve. Problemet atje nuk mund te zgjidhen vetem me veprimin e KFOR-it dhe me rruge ushtarake theksoi ai.

Priten vendime te rendesishme

Ministri gjerman i Mbrojtjes do te marre pjese ne takimin e ministrave te jashtem dhe atyre te mbrojtjes qe zhvillohet diten e enjte 01.12.2011 ne Bruksel. Ne kete takim do te shqyretohen edhe rezultatet e raundit te fundit te dialogut mes pales serbe dhe shqiptare per zgjidhjen e problemeve teknike i cili eshe mbajtur diten e merkure.

Ne rend dite ishin dy tema shume delikate menaxhimi i perbashket i kufijeve mes Kosoves dhe Serbise si dhe prezantimi i Kosoves ne takimet rajonale. Deri tani Serbia i ka quajtur kufinjte e Kosoves si administrativ dhe jo shteteror. Nderkohe qe ka kundershtuar edhe perfaqesimin e Kosoves si shtet ne takimet rajonale.

Gjermania ka bere te qarte disa here se anetaresimi i Serbise ne BE nuk eshte i mundur pa zgjidhjen e problemeve me shtetet fqinje. Nderkohe qe komisioneri per zgjerimin Stefan Fle ka theksuar se pa arritjen e rezultateve konkrete ne dialog me Prishtinen nuk mund te pritet qe Serbia te fitoje statusin e kandidatit per anetaresim ne BE. Ky vendim do te merret perfundimisht ne samitin e presidenteve dhe kryeministrave te vendeve anetare te BE-se i cili mbahet me 9 dhjetor ne Bruksel.

Marina Maksiomoviq/Bahri Cani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›