OSBE-ja i dhuron disa pajisje Policisë së Shtetit

Këto pajisje do t’i shërbejnë strukturave të Departamentit Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të rënda, duke ndikuar në përforcimin e mëtejshëm të luftës kundër krimit dhe rritjen e kapaciteteve profesionale të këtyre strukturave në hetimin, identifikimin dhe parandalimin e krimeve.
Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, z. Eugen Wollfarth, duke vlerësuar punën mjaft të mirë të kryer deri tani dhe arritjet e Policisë shqiptare u shpreh se që prej ardhjes së tij në Shqipëri ka pasur kënaqësinë të jetë dëshmitar i shumë zhvillimeve pozitive në Policinë e Shtetit.
“Profesionalizmi aktual i policisë së Shtetit ka bërë progres të dukshëm bazuar në përkushtimin e palodhshëm të oficerëve të policisë në të gjitha nivelet. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dëshiron t’i dhurojë disa pajisje teknike për përdorim gjatë zhvillimit dhe menaxhimit të operacioneve të infiltruara të policisë. Këto pajisje do të kenë për qëllim t’i ndihmojnë oficerët e policisë që të sigurojnë prova që mund të përdoren në gjykatë. Për Prezencën e OSBE-së në Shqipëri është gjithmonë kënaqësi dhe detyrë fisnike të mbështesë Policinë e Shtetit ndërsa ajo vazhdon të forcojë edhe më shumë kapacitetet e saj”, theksoi Wollfarth.
Gjatë fjalës së tij në këtë ceremoni, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, z. Hysni Burgaj, falenderoi Zyrën e Prezencës së OSBE-së në Tiranë për mbështetjen e vazhdueshme si në drejtim të trajnimit të punonjësve të policisë ashtu edhe për kontributin me pajisje të ndryshme teknike. “Unë e garantoj Ambsasdorin Wollfarth se kjo mbështetje që OSBE jep për Policinë e Shtetit, do të ndikojë në rritjen e cilësisë së shërbimit dhe përmirësimin e performancës së Policisë së Shtetit për të qenë sa më pranë dhe në shërbim të komunitetit”, theksoi Burgaj.
Duke parë nga afër pajisjet e dhuruara, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë theksoi rëndësinë e këtij kontributi nga ana e Zyrës së Prezencës së OSBE-së në Tiranë, duke i bërë të ditur Ambasadorit Wollfarth se në sajë edhe të mbështetjes me pajisje të tilla teknike është rritur së tepërmi evidentimi i veprave penale nga strukturat e Policisë së Shtetit, si dhe e garantoi ambasadorin për rritjen e mëtejshme të cilësisë së shërbimit policor ndaj qytetarëve shqiptarë. /Start/
2011-12-01 12:46