E Diel, 1 Nëntor 2026

Dialogu Kosove-Serbi Bisedohet por ende nuk ka ujdi konkrete

Perfaqesuesit e delegacioneve te Prishtines dhe Beogradit ben te ditur se pas 12 ore negociatash intensive ne Bruksel palet jane prane marreveshjes per bashkemenaxhimin e pikekalimeve kufitare mes Kosoves dhe Serbise. Palet poashtu jane prane nje marreveshjeje edhe per prezantimin e Kosoves ne takimet rajonale. Por per asnjeren prej ketyre ceshtjeve nuk eshte arritur ndonje marreveshje konkrete.


Tahiri Nuk ka rezultate konkrete

Shefja e delegacionit te Prishtines Edita Tahiri deklaroi pas takimit se gjate dites eshte biseduar per menaxhimin e perbashket te kufirit mes Kosoves dhe Serbise. Jane paraqitur edhe disa ide konkrete por rezultatet kane munguar.

Kosova insiston qe problemi i kufirit mes Kosoves dhe Serbise te zgjidhet sipas modelit evropian te menaxhimit te integruar te kufijve. Fakti qe bisedimet duhet te vazhdojne tregon se nuk eshte arritur ndonje marreveshje tha Tahiri duke shtuar se neser paradite do te bisedohet edhe per ceshtjen e telekomunikacionit furnizimit me energji dhe perfaqesimin e Kosoves ne takimet rajonale. Zevendeskryeministrja e Kosoves edhe nje here akuzoi Beogradin per moszbatimin e marreveshjeve te arritura dhe te nenshkruara me pare.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Borisllav Stevanoviq

Beogradi nuk do te pranoje simbole te shtetit ne kufi


Udheheqesi i delegacionit serb Borisllav Stefanoviq tha se pala serbe ka paraqitur disa propozime konkrete per tejkalimin e dallimeve mes paleve por pala kosovare eshte pergjigjur ndaj te gjitha ketyre propozimeve me kunderpropozime maksimaliste dhe te papranueshme. Sipas tij Serbia kurrsesi nuk mund te pranoje qe pikekalimet administrative mes Kosoves dhe Serbise te shnderrohen ne pikekalime kufitare dhe te kene ndonje shenje te kufirit shteteror.

Beogradi kerkon qe pikekalimet kufitare te mos paraqesin ndonje problem per serbet e Kosoves per te kaluar ne Serbi me tabelat e automjeteve dhe dokumente e leshuara nga Serbia. Stefanoviq tha se nuk eshte e mundur qe njera pale te fitoje te gjitha ndersa tjetra te humbe te gjitha. Nese dikush ne Prishtine ka menduar se dialogu do te perfundoje keshtu atehere e ka shume gabim dhe me kete do te demtojne shume tere rajonin dhe njerezit qe jetojne ne Kosove theksoi ai.

Peraqesuesi serb tha se lidhur me pikekalimet kufitare se kane mbetur edhe dy ceshtje per tu zgjidhur por nuk shpjegoi se per cilat eshte fjala. sidoqofte Beogradi insiston qe zgjidhjet te jene ne harmoni me kushtetuten e Serbise dhe rezoluten 1244 te KS te OKB-se.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Barrikada serbe ne Zupce

BE ne pritje

Perfaqesuesit e Bashkimit Evropian kane deklaruar se nga rezultatet e dialogut mes Prishtines dhe Beogradit varet nese Serbia do te fitoje statusin e kandidatit per anetaresim ne BE. Komisioneri per zgjerimin e BE-se Stefan Fle ka deklaruar se do te sugjeroje qe Serbise ti jepet statusi i kandidatit ne qofte se arrihen marreveshje ne dialogun me Prishtinen.

Te enjten ne Bruksel do te mbahet edhe takimi i ministrave te Jashtem dhe te Mbrojtjes te cilet do te japin mendimet dhe rekomandimet e tyre per samitin e presidenteve dhe kryeministrave te vendeve anetare te BE-se. Ata mblidhen ne Bruksel me 8 dhe 9 dhjetor.

Autor Bahri Cani

Redaktoi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›