Bashkimi Evropian, ndihmë për "qeverisjen sportive"
Zyra TAIEX e Komisionit Evropian në Bruksel, në bashkëpunim me MTKRS-në, ka organizuar dje në Tiranë një seminar me temën "Impakti rregullator i Legjislacionit Komunitar mbi Sportin". Ky aktivitet ka pasur si qëllim shkëmbimin e informacionit, dhënien e asistencës teknike dhe zbatimin e standardeve të BE-së në sport. Në këtë seminar që organizohej për herë të parë në vendin tonë, ishin të pranishëm zv/ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ekrem Spahia, z. Robert Siekman, drejtori i Qendrës Ndërkombëtare të Legjislacionit Sportiv në Holandë, si dhe z. Mikael Trinker i zyrës për sportet në Bashkimin Evropian. Zv/ministri Spahiu ka falënderuar "ndërkombëtarët" që iu përgjigjën ftesës së institucioneve shqiptare për të ndihmuar në përshtatjen e legjislacioneve sportive me ato të Bashkimit Evropian, duke premtuar se këto ligje do të përmirësohen në të ardhmen.