Van Gal tek Anderlehti me Hasin si asistent
Besnik Hasi mund të ketë shansin që karrierën e tij si trajner ta fillojë në rolin e asistentit të trajnerit të famshëm holandez, Luis Van Gal. Ish-trajneri i përfaqësueses së Holandës dhe skuadrave si Ajaks e Barcelona, ka hyrë në bisedime me Anderlehtin, skuadrën ku Besnik Hasi do të fillojë punën si zv/trajner që në sezonin e ardhshëm. Mesfushori shqiptar do të takojë gjatë kësaj jave drejtuesit e Anderlehtit, për të përcaktuar përfundimisht të ardhmen e tij, ndonëse mediat belge kanë raportuar se Hasi do të jetë zv/trajneri i ri i ekipit që në fillimin e muajit qershor.
Gjatë ditëve të kaluara, ka qenë presidenti i Anderlehtit, Van Holsbek, ai që ka bërë të ditur interesimin për Van Gal. "I kam telefonuar gjatë ditëve të fundit trajnerit Luis Van Gal, pasi dëshiroj që ai të bëhet trajneri i ri i skuadrës. Megjithatë, ai më tha se lojtarët e Alkmarit i kanë kërkuar të mos largohet nga ky ekip. Megjithatë, do të vazhdojmë bisedimet në ditët e ardhshme", u shpreh Van Holsbek. Luis Van Gal është një prej trajnerëve më të njohur të futbollit evropian në 20 vitet e fundit. Holandezi ka drejtuar Ajaksin dhe Barcelonën gjatë viteve ‘90-të, duke fituat tituj kampionë në Holandë dhe Spanjë, Ligën e Kampioneve dhe Kupën UEFA me Ajaksin, si dhe trofe të tjerë të rëndësishëm ndërkombëtarë, si Superkupën e Evropës dhe Kupën Interkontinentale. Ai ka qenë edhe trajneri i Holandës, ndërsa gjatë viteve të fundit ka punuar tek AZ Alkmar. Meqenëse kjo skuadër nuk ka arritur të afirmohet në kampionatin vendas, Van Gal ka deklaruar se do të largohet në fundin e këtij sezoni, ndërsa drejt tij nuk kanë munguar ofertat e ndryshme nga klube me emër në Evropë. Një prej tyre është edhe Anderlehti, pasi drejtuesit e klubit po mendojnë për një rinovim të mundshëm të stafit teknik të ekipit, edhe pse trajneri aktual Ariel Jakobs, ka shprehur dëshirën për të vazhduar qëndrimin në stolin e ekipit.
Sido që të shkojnë gjërat, mediat belge kanë deklaruar me siguri se Besnik Hasi do të emërohet shumë shpejt zv/trajner te Anderlehti. Normalisht, nëse te kjo skuadër do të emërohej Van Gal, atëherë për ish-mesfushorin shqiptar do të ishte një fillim shumë i mirë i karrierës së tij të re, pasi do të mësonte nga një prej emrave më të njohur në arenën ndërkombëtare. Vetë Hasi ka bërë të qartë se do të bisedojë gjatë kësaj jave me Anderlehtin. "E ardhmja ime do të përcaktohet gjatë këtyre ditëve. Të mërkurën ose të enjten do të bisedoj me drejtuesit e Anderlehtit për të mbyllur përfundimisht gjithçka me këtë skuadër dhe për të kaluar atje si zv/trajner", deklaroi ai për gazetën "Express" në Kosovë.