E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana: Kampionati? Ta mbyllim të tretët

Pas triumfit 3-2 në fushën e Monakosë, Olimpik Marseja renditet e treta në Ligue 1, pozicionim që i lejon pjesëmarrjen në Champions. Mesfushori Lorik Cana vlerëson paraqitjen e skuadrës dhe deklaron se tashmë, objektivi është mbyllja e kampionatit në këtë pozicion. "Kjo ndeshje ishte shumë e rëndësishme dhe treguam më shumë karakter se Monako", tha kapiteni marsejez. Mendoj se fituam 3 pikët për këtë arsye, pavarësisht se gjatë lojës kemi humbur disa herë përqendrimin dhe e humbitnim me shumë lehtësi topin". Më tej Cana tha: "Ishte një prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit dhe ia dolëm me sukses. Gjithsesi, jam i zhgënjyer që pësuam dy gola nga një skuadër, e cila nuk krijoi shumë raste për shënim. Tashmë duhet të qetësohemi dhe të përgatitemi për ndeshjen me Bordonë e vendit të dytë. Parashikoj që në ‘Velodrom‘ do të krijohet një atmosferë festive. Ne jemi Olimpiku i Marsejës dhe duhet të ruajmë vendin e tretë". Ndërkohë, nga Italia konfirmohet se Roma vazhdon të jetë në gjurmët e 25-vjeçarit të kombëtares shqiptare.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›