Futboll, ti nuk je për t‘u shitur!
Kur vjen fundi i kampionatit, presidenti i Partizanit, Bert Xhani, bëhet më i besueshëm. Sepse ndërsa "demat e kuq" vuajnë për të fituar, kundërshtarët e tij i kalojnë 90 minutat me një stil pikniku. Kështu, Dinamo dhe Besa nuk mund të qahen nga sjellja e Elbasanit dhe Vllaznisë. Fjalë e mbajtur për presidentët dhe futboll i përdhunuar për ata pak tifozë që besojnë akoma. Xhani nuk është modeli i sinqeritetit, por ama Partizani i tij është ekipi pretendent që vuan më shumë mungesën e aleancave. Javët që do të vijnë do të plotësojnë një teatër të bekuar edhe nga Federata, Shefi i madh, Duka, ndërsa pret me padurim ditën e lirimit nga "burgu" të futbollit tonë në Evropë, duket se nuk i bën përshtypje se jemi pezulluar edhe brenda vendit nga futbolli i besueshëm. Edhe më komike bëhet situata kur zyrtarët e FSHF-së, pas ndeshjeve, thonë me zë të ulët: "Pse e duan Ligën presidentët? Shikoni sa mirë shkojnë me njëri-tjetrin. Ndeshjet po dalin për mrekulli, tamam sipas hesapeve".
Ngushëllimi më i madh në këtë garë hipokrizie që ka përfshirë Superioren mbetet ndeshja direkte midis pretendetëve për titull, Dinamos dhe Partizanit. Me siguri një 90-minutësh që do të përdoret për të përmirësuar imazhin e garës. Një ndeshje për të cilën mund të shkosh pa frikë në stadium, ngaqë të zotëron një ndjenjë e rrallë: nuk di fundin e ndeshjes! Një ndeshje për të cilën presidenti Xhani thotë se "nuk mjaftojnë 90 minuta të vërteta për të prishur serialin e pazareve". E keni parë sa tifozë ndiqnin Vllazninë, ekipin që ka dalë në finalen e Kupës, në ndeshjen false me Besën? Presidenti Bizhdili nuk ka frikë për ato që thuhen për moralin e asaj që ndodhi në "Loro Boriçi", por premton se Besa e tij do të tregohet e pabesë me Dinamon dhe Partizanin, që kujtojnë se kampionati është pronë e tyre. Akuza më e fundit është për fitoren blic, në harkun e 20 minutave, kur Dinamo shënoi 3 gola ndaj një Elbasanit. Një ekip që po luan "ballon me maska" në këtë fund kampionati. Prandaj trajneri Ilir Daja, në fund të ndeshjes, shtirret sikur i ka mbetur peng fakti që futbollistët e tij nuk shënuan më shumë se 3 gola në portën e elbasanllinjve. Ndofta ka edhe një peng tjetër, por nuk tregon haptazi: që ndeshjet në Kupë me Vllazninë luajti kartat e antifutbollit me çmimin për të mbijetuar sa më shumë në stolin blu. Po vjen momenti që presidentët pretendentë, Sulaj dhe Xhani, në një garë të pashembullt mosbesimi, të luten për një arbitër të huaj. Pikërisht në këtë moment do të bëhet e gjallë Federata, duke lënë të kuptohet se merret më shumë me çështjet ndërkombëtare.