E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkimi Meta – Rama, strategji apo domosdoshmëri?

Erjon Doda- Fillimi i kësaj jave ka sjellë “Stinën e Pranverës” në skenën e së majtës Shqiptare. Bashkimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim me koalicionin e Partisë Socialiste. Shumë politikanë e gazetarë e kanë quajtur disi të gabuar ftesën që kryetari socialist Edi Rama i bëri kreut të LSI-së, Ilir Metës. Po përse duhet të jetë e gabuar ideja e një të majte të bashkuar? Përkundrazi, e majta duhet të jetë e bashkuar për t’i bërë ballë e për ta mposhtur këtë të djathtë të egër e të kthyer në fashizëm. Të gjitha pushtetet sot janë të përqendruar në duart e një njeriu të vetëm, dhe ky është rrezik. Asnjë rrezik nuk vjen nga një e majtë më e fortë, kur qëllimi kryesor është nxjerrja në opozitë e Sali Berishës. Kjo është një strategji e vjetër që njihet edhe nga historia: kur je i përçarë, atëherë mundësia e humbjes është më e madhe sesa kur je i bashkuar. Kur flasim për “Rilindje” nuk duhet të shohim vetëm 2-3 vitet e shkuara për ta gjykuar të kaluarën. Duhet të kemi një bashkim të së majtës, dhe këtë gjë nuk e kërkon vetëm koha që pret largimin e Berishës, por edhe e majta ndërkombëtare. Prandaj nga ky bashkim ata që duhet të shqetësohen janë vetëm njerëzit pranë oborrit të Berishës. 


Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›