E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkimi vetem deshire

Ideja per formimin e liges se perbashket ndermjet Shqiperise dhe Kosoves do te mbetet vetem deshire. Drejtuesit e Federates se Futbollit te Shqiperise dhe asaj te Kosoves e kane hedhur poshte mundesine e formimit te kesaj lige e cila eshte edhe ne kundershtim me rregullore te UEFA146s. Krejt cka mund te bejne Shqiperia dhe Kosova eshte organizimi i ndonje turneu. Nga Valdet Hasani me 22 nentor 2010 ne ora 1151

Diteve te fundit ka filluar te flitet me te madhe per formimin e nje lige te perbashket ne mes te Shqiperise dhe Kosoves ide qe ishte dhene edhe para disa viteve por qe nuk ishte bere shume e madhe.

Mirepo ideja per formimin e kesaj lige eshte ringjallur serish. Kete iniciative e ka marre televizioni shqiptar ABC News i cili cdo dite eshte duke i kushtuar nje minutazh te madhe kesaj ideje.

Kjo iniciative po perkrahet nga shume njerez qe merren me sport si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove. Madje edhe kryeministri ne largim i Kosoves Hashim Thaci ka e perkrahur fuqishem kete ide.

Por a eshte e realizueshme kjo ide ne realitet Drejtuesit e Federates se Futbollit te Shqiperise FSHF kete iniciative e shohin vetem si nje deshire e cila nuk ka gjasa te ndodhe.

147Kjo eshte vetem nje deshire e cila edhe neve do te na pelqente te ndodhe. Cdo shqiptar e ka kete deshire por eshte e pamundur te realizohet sepse nuk lejojne institucionet. Sikurse ne aspektin politik qe nuk lejohemi t146i bashkojme trojet tona shqiptare148 ka thene nje zyrtare i larte i FSHF146se ne kushte anonimiteti per Express.

147Te besh gjera te tilla ne kete kohe nuk e di ... Eshte e pakuptueshme. FFK-ja po synon te hyje ne FIFA e UEFA. Ne vec jemi anetar te FIFA-s dhe UEFA-s. Ne nuk mund te bejme kampionat te perbashket perkunder deshires. Kjo eshte e sigurt148 ka vazhduar ai.

Zyrtari i larte i FSHF146se tregon se me Federaten e Futbollit te Kosoves kane menyra te tjera te bashkepunimit shume te ngushte te cilat dita-dites po shkojne duke u zhvilluar me shume.

147Per shembull me 28 nentor organizohet 145Kupa Pavaresia146 per te cilin trofe merr pjese edhe Liria nga Prizreni nje ekip tjeter nga Maqedonia dhe nje nga Mali i Zi. Ne i kemi nisur keto forma por kjo nuk behet keshtu vetem hajde po organizojme kampionat te perbashket148 theksoi ai.

Ne anen tjeter edhe sekretari gjeneral i Federates se Futbollit te Kosoves FFK Eroll Salihu ka treguar se ideja per formimin e liges se perbashket eshte edhe ne kundershtim me rregullore te UEFA146s.

147Ne shume mire i njohim rregullat e FIFA-s dhe UEFA-s keshtu qe e dime se eshte e pamundur ne kete moment te realizohet ajo. Kurrsesi nuk mund te ndodhe. Do te ishte kenaqesi te luanim ashtu sikur te ishim nje shtet i perbashket por kjo dy shtete dhe te luajme ne nje lige nuk eshte reale. Ka shume probleme te medha sa qe ideatoret e kesaj teze nuk i kane te qarta148 ka deklaruar Salihu.

147Kjo nuk eshte ide e FSHF-se por ajo eshte ide jashteinstitucionale. Ata qe e kane dhene kete ide duhet pyetur pse nuk e kane nisur kete teme ne vitet 1999 2000 2001 ...148 ka shtuar ai.

Para dy javeve mediat serbe shkruanin se Kosova do te marre pjese ne eliminatoret per Kampionatin boteror Brazili 2014. Sipas Salihut keto shkrime nuk jane krejt te rastesishme.

147Tema ne mediet serbe nuk eshte e rastit. Eshte e vertete se ka levizje. Por zyrtare te FIFA-s dhe UEFA-s nuk guxojne tani te japin deklarata ne favor tonin sepse jane zgjedhjet. Zgjedhja e nje kryetari te UEFA-s dhe FIFA-s eshte shume me e madhe sesa zgjedhja e nje kryetari shteti sepse ne keto organizata ka shume shtete dhe financa te medha148 tregon Salihi i cili beson se FFK-ja brenda dy viteve do te behet pjese e FIFA146s dhe UEFA146s.

Mundesia e realizimit te liges se perbashket

Drejtori i kompanise Think - qe merret me projekte te futbollit Valon Syla mendon se e vetmja menyre e realizimit te kesaj ideje eshte regjistrimi i klubeve kosovare ne Federaten Shqiptare te Futbollit.

147Klubet kosovare do t146i nisnin garat nga liga e trete e Shqiperise dhe do te vazhdonin derisa te ngjiteshin ne Superlige. Por me kete metode mendoj se nuk pajtohen as drejtuesit e FSHF-se e as te FFK-se148 thote Syla.

Sipas Syles ideja per formimin e liges se perbashket mund te jete presion per UEFA-n e FIFA-n per te gjetur zgjidhje me te shpejte per Kosoven pasi keshtu kercenohen keto dy organizata.

Ish-drejtori komercial i FC Prishtines tregon se e vetmja mundesi eshte organizimi i nje kupe ne forme turneu i cili do te pershtatej ne protokollin dhe orarin e garave sidomos per ekipet shqiptare qe luajne ne gara nderkombetare.

147Ky eveniment do te ishte i favorshem edhe per Kosoven sepse klubet kosovare do te zhvillonin me shume ndeshje sepse dihet se pushojne gjate e po ashtu lojtaret kosovare do te dilnin jashte kufijve dhe mund te shiteshin te pakten ne ndonje ekip te Shqiperise148 deklaroi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›