E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkëbisedimi i kryebashkiakut Lulzim Basha me banorë të njësisë bashkiake nr.5

18-12-2011 / Gazeta 55

Në lidhje me infrastrukturën publike normalisht do të ketë edhe shpronësime. Dihet që ka qenë një ndër pikat që nga kryetari i kaluar ka pasur goxha kritika për pronat të pashpronësuara të palikuiduara. Është trajtuar në buxhet pjesa e shpronësimit për pronarët?
Buxheti ka një zë të veçantë për shpronësimet për disa projekte që janë parashikuar dhe për disa projekte që janë në përfundim. Por situata e shpronësimit në Tiranë është me probleme të mbartura. Pak a shumë që nga viti 2000 nuk ka pasur asnjë shpronësim të paguar dhe fatura e shpronësimit deri tani, pasi ka ende qytetarë që çojnë letra që nuk u është njohur shpronësimi, është afër 11 milionë euro të papaguar. Kjo është një barrë e madhe për buxhetin e Bashkisë së Tiranës. Por në këtë drejtim duhet të jemi të drejtë dhe krijues. Të drejtë në kuptim që askush nuk mund të thotë që një kategori e veçantë do të ketë prioritet dhe një tjetër do të diskriminohet. Qytetarët duhet të trajtohen njësoj për pronën që u ka marrë Bashkia. Bashkia do të njohë të gjitha shpronësimet që ka bërë. Ne kemi përcaktuar një kuotë financiare për të shlyer këstet e para por në qoftëse do të vijonim më ketë kriter do të na duhej, duke patur parasysh edhe vlerat e reja që do të ndërtojmë, 20 vite për t’i shlyer ato çka nuk është realiste dhe e drejtë. Për këtë arsye në planin tonë për vënien në punë të aseteve të bashkisë një rol të veçantë do të luajë edhe një fond shpronësimi që do të krijohet nga të ardhurat e Bashkisë nga partneriteti publik-privat. Thënë me fjalë të tjera një pjesë e rëndësishme e të ardhurat që do të gjenerohen nga troje me vlerë të Bashkisë së Tiranës të cilat do të zhvillohen me parneritet me sektorit privat do të rezervohen për shpronësimet. Nga fondet tona 20 milionë dollarë parashikohen për shpronësimet në 3 vitet e ardhshme gjithnjë në raport me veprat që do të kryejmë sepse një pjesë e tyre ka një kosto të madhe dhe po përmend vetëm një prej tyre që do ta bëjmë me qeverisjen qendrore që është Unazës së Madhe ku kostoja pritet të ketë minimum 8 milionë euro dhe maksimumi 20 milionë euro vetëm për 1.8 kilometra. 4 milionë dollarë në vitin e ardhshëm do të përparësohen për projektet që përmenda këtu në mënyrë që të paktën me projektet që do të fillojmë të ndërpresim praktikën e zbatimit apo marrjes së pronës pa shpronësuar. Bashkia nën drejtimin tim çdo projekt që do të nisim tani do ta nisim me procedurë të rregullt shpronësimi. 

Më vjen mirë që po dëgjohemi për projekt – buxhetin dhe po flasim me njëri – tjetrin. Por nuk më vjen mirë që Selita është lënë sërish mënjanë...?
Natyrisht ne vendosjen e investimeve ne kemi marrë për bazë kërkesat e ardhura nga njësitë Bashkiake. Për fat të keq zona e Selitës jo vetëm që s’ka pasur vëmendjen me investime nuk është prekur as edhe me projekte. Për këtë arsye zyra e urbanistikës në Bashkinë e Tiranës ka marrë udhëzime që brenda 6 muajve të ardhshëm, zona e Selitës sikundër për 15 zona të tjera të Tiranës të përgatisë projekte të plota investimesh për to që nga infrastruktura nëntokësore, te rrugët tek rikualifikimi urgan për blloqet e plota. Pa bërë këto nuk ka sens që ne të burgosim shuma të mëdha financiare që do ti investojmë, ku? Duhet të bëhet projekti dhe të konsultohet me banorë nëse i  përmbush kushtet tuaja ose jo. Më pas ne do të kalojmë në investime. Jam i vendosur që Selitën ta trajtojmë me përparësi siç do të trajtojmë edhe zona të tjera.

 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›