E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çeki, ndërron jetë presidenti i parë post-komunist

Vaclac Havel

Vaclav Havel, disidenti i cili u bë presidenti i parë post-komunist i Republikës Çeke , ka ndërruar jetë në moshën 75 vjeçare.

Lajmi raportohet nga mediat vendase dhe sipas tyre Havel, vuante prej shumë kohësh nga një sëmundje e rëndë dhe ka ndërruar jetë sot në mëngjes.

Dramaturgu i njohur ishte një ndër emrat më të spikatura të rrëzimit paqësorë të komunizmit në Çekosllovaki dhe u bërë heroi i dhënies fund të Luftës së Ftohetë.

Havel u bë presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike pas Revolucionit të Kadifenjtë.

Ai u largua nga postin në vitin 2003, 10 vite pas ndarjes ë Çekosllovakisë dhe vetëm disa muaj para se të dy vendet të hynin në Bashkimin Evropian.

I ndruajtur dhe letrar, me mustaqet e tij të imta dhe me flokët e shkujdesura, Havel u bë simboli i forcës së njerëzve për kapërcimin e sistemeve totalitare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›