Bashkimi i së majtës, Nano takon Gjinushin dhe Milon

Fatos Nano
Ish-kreu i PS nis kontaktet me kryetarët e partive të majta.
Kreu i PDS: Kjo lëvizje orienton PS në drejtimin e duhur.
Ish-kryetari i Partisë Socialiste ka nisur takimet me drejtues të partive të majta, pjesë e koalicionit opozitar. Kreu i PDS-së Paskal Milo dhe socialdemokrati Skën-der Gjinushi kanë qenë dy nga kryetarët e partive të majta me të cilët Nano është konsultuar dhe ka folur lidhur me iniciativën e tij për një bashkim të së majtës me fokus zgjedhjet e përgjithshme të 2013-s. Pritet që Nano të takohet dhe me kreun e PSV91, Petro Koçin. Burime nga ish-kreu socialist pohojnë se në këto takime, që janë zhvilluar gjatë kësaj jave, Nano ka paraqitur platformën e tij se çfarë kërkon të arrijë përmes lëvizjes që ka nisur brenda Partisë Socialiste dhe se si përmes saj kërkon të bashkojë të gjitha partitë e majta. Mësohet se krerët e partive të majta e kanë pritur me interes platformën e tij, por shprehen se do të ndjekin me kujdes hap pas hapi realizimin e kësaj platforme për ta bërë të majtën fituese të zgjedhjeve të ardhshme. Si Milo, ashtu dhe Gjinushi, kanë qenë vazhdimisht mjaft kritikë ndaj lidershipit të PS për mungesën e kohezionit brenda së majtës, gjë që i ka kushtuar dhe rezultatet negative në zgjedhjet e zhvilluara që prej 2005-s. Sipas tyre, e majta vazhdon të jetë e përçarë, ndërsa gjatë fushatave zgjedhore dhe sidomos gjatë administrimit të zgjedhjeve, vota e partive aleate të PS-së nuk është respektuar. Ka pasur mjaft akuza nga aleatët e PS për tjetërsim të votës së tyre nga komisionerët e PS. Këto akuza u bënë më të forta gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të 2009-s. Dy ditë më parë, në një intervistë televizive në emisionin Opinion, Fatos Nano shpjegoi disa detaje se çfarë synon të arrijë me lëvizjen e re të nisur në PS për ti sjellë socialistët në pushtet. Unë do ta sjell të majtën në pushtet, me ose pa Ramën, por pa Ramën kryeministër. Nuk do të bëj asnjë veprimtari konspirative. Kanë nisur kontaktet e shumta me masën e gjerë të përfaqësuesve të PS në të gjitha nivelet, në të gjithë vendin dhe me drejtuesit e partive aleate të koalicionit opozitar. Unë do të përpiqem të rikthej në PS rregullat e komunikimit demokratik, të dhënies llogari, të konkurrimit mbi bazën e meritokracisë midis socialistëve, duke përfshirë dhe zgjedhjet primare për kandidatë për deputetë, për drejtues të niveleve të ndryshme dhe për drejtuesit e partisë me ambicie për qeverisje, u shpreh Nano. Nga ana e tij, Skënder Gjinushi e ka mirëpritur lëvizjen e Nanos brenda PS si një përpjekje për të bashkuar të majtën. Tani, patjetër që ka nevojë për një bashkim të forcave që janë jashtë Partisë Socialiste, pra forcave të majta. Sepse PS, nën presione të brendshme apo të jashtme, nuk e ka luajtur siç duhet rolin e vet opozitar. Patjetër që PSD është në favor të kësaj, është shprehur Gjinushi.
Nano në Opinion: Do bashkoj të majtën
Ish-kreu socialist, Fatos Nano, në emisionin Opinion, vlerësoi faktorët e së majtës duke lënë të kuptohet se me ta do të bashkëpunojë në 2013-n. Unë po flas për një realitet historik që e ka parë të majtën në pushtet vetëm kur ajo ka qenë e bashkuar. Nuk jam njeri i kulisave, por besoj se karakteri politik i zotit Meta, se historia e tyre politike dhe veçanërisht kthjelltësia me të cilën kanë ditur të manovrojnë në skenën e sotme politike, u japin atyre mesazhin se gjendja kritike që ka ardhur nga keqmenaxhimi i qeverisë dhe krizës ekonomike që ka trokitur dhe do të vazhdojë edhe 2-3 vitet e ardhshme, sjell nevojën që kjo qeveri të largohet. Qe një maxhorancë e thekur në menaxhimin e situatave edhe më të vështira se kjo; kujtoj 1997-n, kur ringritën vendin dhe konsoliduan dinamikën e rritjes ekonomike të qëndrueshme, tha Nano.
Gjinushi: E majta duhet të bashkohet
Kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, ka vlerësuar përpjekjet për bashkimin e së majtës, një bashkim, sipas tij, që në këto momente është tepër i nevojshëm. Tani, patjetër që ka nevojë për një bashkim të forcave që janë jashtë Partisë Socialiste, pra forcave të majta. Sepse PS, nën presione të brendshme apo të jashtme, nuk ka luajtur siç duhet rolin e vet opozitar. Patjetër që PSD është në favor të kësaj. Pastaj, për zhvillimet brenda PS mendoj që këto që thoni janë zhvillime brenda PS, janë tentativa për ekuilibra të brendshëm, për rregullime raportesh të brendshme; këto janë probleme të PS-së, është shprehur Gjinushi.
Milo: Nano ka qëllim pozitiv
Për kreun e Demokracisë Sociale, lëvizja e Fatos Nanos brenda PS duhet parë si pozitive, nëse nuk do tu ngjajë lëvizjeve të mëparshme. Nëse zoti Nano ka një qëllim pozitiv për të bashkuar veten e tij me partinë e tij që e ka udhëhequr për kaq vite dhe të gjithë ata njerëz që besojnë tek ai, ne do ta përshëndesnim si lëvizje sepse orientohet në një kah pozitiv që e orienton PS dhe të majtën opozitare në drejtimin e duhur. Nëse kjo lëvizje është serioze, mbetet për tu parë; nëse është konsekuente, mbetet për tu parë, sepse përvoja e lëvizjeve të mëparshme nuk jep argumente për të qenë entuziastë, u shpreh Milo.
Koçi: Sna bashkon dot një njeri i vetëm Kreu i PSV91,
Petro Koçi, e sheh me dyshim përpjekjen e Fatos Nanos për të bashkuar të majtën. I pyetur nëse ish-kreu socialist do të jetë personazhi që mund të arrijë më në fund të bashkojë të gjitha partitë e majta, Koçi sheh një kontradiktë në deklaratat e Nanos. Nuk mendoj se ai e beson realisht atë që thotë. Të majtën, ashtu si dhe të djathtën, smund ta bashkojë një njeri i vetëm, por e bashkon fryma e kohezionit që duhet të përfaqësojnë të gjithë faktorët. Thirrja për të hequr Ramën nuk është element bashkimi për të majtën, u shpreh Koçi i pyetur nga Panorama.
ARISTIR LUMEZI