E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diplomat, debat mes Ballës dhe Topallit në Parlament

Taulant balla dje gjate debatit ne parlament

Repllika mes deputetëve dhe opozitës dhe kryetares së Kuvendit.

Deputeti i PS: Ske doktoraturë, Topalli: Sill mesataren.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe sekretari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, kanë shkëmbyer dje replika lidhur me arsimimin dhe mesataret e marra nga deputetët. Deputeti i Partisë Socialiste Balla hodhi hije dyshimi për doktoraturën e kryetares së Kuvendit, duke thënë se nuk kishte gjetur asnjë kopje dhe sipas tij, ky dokument ishte zhdukur qëllimisht për të fshehur një falsifikim të mundshëm. Kërkova Xhozefinë dhe doktoraturën tënde, por e kanë djegur dhe nuk gjendet asnjë kopje dhe mirë ke bërë, se me gjithë këto skandale që dalin çdo ditë të doktoraturave false, nuk kam asnjë dyshim që doktoratura jote atë përmbajtje ka, deklaroi dje socialisti Balla. Por, kjo deklaratë ka nxitur kryetaren e Kuvendit për të vijuar debatin me socialistët. Topalli kërkoi nga deputetët socialistë që të depozitonin në Kuvend dokumentacionin e arsimimit për secilin nga socialistët. Sipas saj, opozita nuk ka dorëzuar në Kuvend diplomat dhe mesataret e mbarimit të shkollës, dhe për këtë shkak i ka ftuar ata të bëjnë transparencë me notat e marra ndër vite. Unë i kërkoj zyrtarisht, publikisht të gjithë deputetëve të sjellin mesataren e tyre të gjimnazit, pastaj mesataren e diplomës së universiteteve, pastaj nëse keni ndonjë gjë tjetër. Hiq tre-katër veta, do të shohim gjëra më të pabesueshme. Sillni mesataren e gjimnazit, edhe diplomat. Nuk pranoni me i sjellë te zyra e burimeve njerëzore. Çfarë keni ju që nuk e sillni mesataren? U mërzite ti? Sa e ke pas mesataren, 5 apo 6?, ironizoi kryetarja e Kuvendit deputetin e PS-së, Taulant Balla. Por, deklaratave të kryetares së Kuvendit deputeti Balla iu përgjigj duke sfiduar kryetaren e Kuvendit që nëse ky i fundit nuk do të rezultonte se kishte mbaruar me nota 10-ta të tërë ciklin e studimeve, atëherë ishte i gatshëm të hiqte dorë nga mandati i tij si i zgjedhur i popullit. Shansi i keq për ty Xhozefinë që qëllove me mua, po e pate ti mesataren më të lartë se unë, qoftë në shkollë të mesme, qoftë në shkollë të lartë, unë e lëshoj mandatin tim si deputet, theksoi Balla. Nga ana tjetër, Topalli iu drejtua: Cilën shkollë ke bërë ti? Në cilin katund i ke 10-tat, na e kallzo. Akuzat e kryetares së Kuvendit kanë vijuar më tej: Ti e ke mendjen të lojërat e fatit. Prandaj e ke emrin Poker face.

Çfarë ndryshon në ligj
Neni 34
Bordi i institucionit arsimor
1. Çdo institucion arsimor ka bordin e tij, të përbërë nga prindër, nxënës, mësues, përfaqësues të qeverisë vendore dhe të komunitetit. Bordi kontribuon për mbarëvajtjen e institucionit arsimor dhe i raporton për veprimtarinë e tij këshillit të  prindërve të institucionit.
2. Bordi merr pjesë në procedurat e emërimit e të largimit të drejtorit të institucionit arsimor dhe të mësuesit.
3. Përbërja e bordit, të drejtat, detyrat dhe mënyra e zgjedhjes së anëtarëve përcaktohen në udhëzimin e ministrit.
Neni 56
Emërimi dhe shkarkimi i drejtorit të institucionit arsimor
1. Drejtori i institucionit arsimor publik emërohet nga titullari i njësisë arsimore vendore përkatëse, pas propozimit të dy kandidatëve që përzgjidhen me konkurrim të hapur nga komisioni përzgjedhës. Komisioni përbëhet nga një përfaqësues i njësisë arsimore vendore, një përfaqësues i njësisë përkatëse bazë të qeverisjes vendore, kryetari i bordit të institucionit, kryetari i qeverisë së nxënësve për arsimin e mesëm të lartë, si dhe një mësues me përvojë dhe me arritje të spikatura në atë institucion arsimor, i cili zgjidhet nga këshilli i mësuesve.
Kriteret dhe procedurat për emërimin dhe/ose shkarkimin e drejtorit të institucionit përcaktohen me udhëzim të ministrit.
2 Titullari i njësisë arsimore shkarkon drejtorin e institucionit arsimor publik për shkelje të dispozitave të këtij ligji dhe akteve të tij nënligjore, shkelje të etikës e të sjelljes në institucion, si dhe për mosrealizime të institucionit.
3. Emërimi dhe/ose shkarkimi i drejtorit në institucionin arsimor privat kryhet sipas procedurave të përcaktuara nga vetë institucioni në rregulloren e tij. Kriteret e kualifikimit, të përcaktuara për drejtorin e institucionit arsimor publik, janë të njëjta edhe për drejtorin në një institucion arsimor privat.
4. Drejtori i institucionit emëron dhe shkarkon nëndrejtorin pas marrjes së pëlqimit të këshillit të mësuesve.

Replikat Topalli Balla
Taulant Balla vendos në foltore libra dhe regjistra.
Jozefina Topalli: Ma sillni dhe Kurbanin e Ramës dhe vendoseni aty sipër.
Taulant Balla: Kërkova Xhozefinë dhe doktoraturën tënde, por e kanë djegur dhe nuk gjendet asnjë kopje. Dhe mirë ke bërë, se me gjithë këto skandale që dalin çdo ditë të doktoraturave false, nuk kam asnjë dyshim që doktoratura jote atë përmbajtje ka.
Jozefina Topalli: Unë të falënderoj shumë, por kam një propozim për të gjithë deputetët. Unë i kërkoj zyrtarisht, publikisht të gjithë deputetëve të sjellin mesataren e tyre të gjimnazit, pastaj mesataren e diplomës së universiteteve, pastaj nëse keni ndonjë gjë tjetër. Hiq tre-katër veta, do të shohim gjëra më të pabesueshme. Sillni mesataren e gjimnazit, edhe diplomat. Nuk pranoni me i sjellë te zyra e burimeve njerëzore. Çfarë keni ju që nuk e sillni mesataren? U mërzite ti? Sa e ke pas mesataren, 5 apo 6?
Taulant Balla: Shansi i keq për ty Xhozefinë që qëllove me mua, po e pate ti mesataren më të lartë se unë, qoftë në shkollë të mesme, qoftë në shkollë të lartë, unë e lëshoj mandatin tim si deputet.
Jozefina Topalli: O pika e zezë, me u krahasu me ty.
Taulant Balla: Xhozefinë, të gjitha 10-ta, edhe në gjimnaz dhe në shkollë të lartë. Se skam mbaruar institutin e orizit si ti.
Jozefina Topalli: Cilën shkollë ke bërë ti? Në cilin katund i ke 10-tat, na e kallzo.
Fatos Hoxha: Po në Rumani e ke mbaruar more, Taulant sikur ku e ke bërë shkollën!
Taulant Balla: Xhozefinë, sqaro lidhjet e tuja me kompanitë e ndërtimit që të paguajnë ty 10%.
Jozefina Topalli: Ti je dhe i besueshëm për çdo fjalë që nxjerr prej goje more djalë. Ti e ke mendjen të lojërat e fatit. Prandaj e ke emrin Poker face.
Erjon Braçe: Ty do të thërrasim Lady Gaga.
Sadri Abazi: Po ti moj zonjë ke ministrat e tu që rrinë në lojërat e fatit. Shihi mirë, apo nuk i sheh ata.
Jozefina Topalli: Po qe jeni shumë që i pëlqeni lojërat e fatit!
Gramoz Ruçi: Paske ardhur ti Sadri?! Sapo erdhi dhe ndërhyri.
(Prishet mikrofoni i foltores së Kuvendit)
Taulant Balla: Xhozefinë do e rregullosh këtë mikrofon, apo jo?
Jozefina Topalli: Shko fol nga vendi.(Prishet sërish mikrofoni) Po ty stë punon, mor burrë kudo me shku.(Të qeshura në sallë)
Taulant Balla: Atë se sa na punon, ne e diskutojmë! Kjo është situata më qesharake, sepse po diskutojnë për produkte që konsumojnë energji dhe ato nuk funksionojnë as në Parlament.
Jozefina Topalli: Lene tashi, nuk bën, nuk bën.

FATION BINJAKU

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›