E Shtunë, 31 Tetor 2026

Yves Saint Laurent bëhet Saint Laurent Paris

Nga viti i ardhshëm veshjet do të jenë me markë të re

PARIS -  Yves Saint Laurent ndryshon emër. Sipas AFP-së, nga viti i ardhshëm veshjet e shtëpisë franceze të modës do të shiten me markën Saint Laurent Paris. E ka bërë të ditur këtë drejtori i ri artistik i shtëpisë së prerjeve, Hedi Slimane, i emëruar këtu në marsin e shkuar, pasi u largua nga Dior.

Një ndryshim që ka lidhej me të shkuarën, me markën e parë prêt-à-porter, që Yves Saint Laurent hodhi në treg në 1966: “Saint Laurent Rive Gauche”.

Por emri i themeluesit, Yves Saint-Laurent, mbetet përherë ai i shoqërisë, sikurse edhe logoja “Ysl”, krijuar nga grafisti Cassandre në 1961.

/M.A./

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›