E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jagland uron Nishanin: KiE e gatshme të bashkëpunojë për integrimin

Presidenti i zgjedhur i Republikës Bujar Nishani ka marrë një mesazh urimi nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, Thorbjorn Jagland.

Duke shprehur përgëzimet për zgjedhjen dhe duke i uruar sukses në kryerjen e kësaj detyre dhe përgjegjësie të lartë, Sekretari Jagland i shkruan z. Nishani:
 

“Mandati juaj vjen në një moment vendimtar për vendin tuaj dhe fillon në kohën kur Shqipëria mban për herë të parë Presidencën e Këshillit të Europës. Më lejoni t`ju siguroj, ashtu si në takimin tonë të fundit në Tiranë, se organizata jonë është e gatshme të vazhdojë bashkëpunimin me vendin tuaj dhe të mbështesë Shqipërinë në rrugën e integrimit europian”.

Presidenti i zgjedhur i Republikës Bujar Nishani ka marrë mesazhe urimi edhe nga Presidenti i Republikës së Bullgarisë Z. Rosen Plevneliev, Presidenti i Republikës së Polonisë Bronislaë Komoroëski, si dhe Drejtori i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin në Vjenë, Yury Fedotov.
 

Kuvendi i Shqipërisë votoi me 73 vota pro, një kundër dhe dy të tjera ishin të pavlefshme. Në votim kanë marrë pjesë 76 deputetë, tre prej të cilëve nuk ishin pjesë e mazhorancës. Ndërsa deputetët e Partisë Socialiste nuk kanë marrë pjesë në votim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›