E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkise Tirane i mungojne 30 milione euro Rama vendos per dyfishim te gjobave

13-11-2010 / Redaksionale

Sa e trishtueshme ishte protesta e djeshme e punonjesve te bashkise Tirane. Protesta eshte organizuar me qellimin zhurmues te lajmit se Bashkise Tirane i mungojne 30 milione euro ne buxhet nga paaftesia per te mbledhur taksat vendore. Te urdheruar per te protestuar fort bashke me punonjesit e komunales pse rrezikonin vendin e punes eshte nje shkelje flagrante e lirise. Edi Rama kryebashkiaku i munguar i Tiranes i konsideron punonjesit e bashkise me te madhe ne vend dhe punonjesit e komunales sikur te ishin cirake te vobekte. Bile mes atyre protestuesve gjendeshin shume policise bashkiake pa uniforme per te shtuar sa me shume efektin televiziv te protestes.
Me ato pankarta ne duar te gjoret demonstronin hapur presionin dhe dhunimin psikologjik te ushtruar nga administratori i Bashkise Tan Agolli. Edhe ky eshte nje tjeter Tan pas Tan Leprit ne zemergjeresine e konsiderueshme te Rames. I pushtuar emocionalisht dhe financiarisht nga ky emertim Edvin Rames si ngelej asgje tjeter vecse te pohoje duke mohuar lidhjet me ta. Per paradoks sa here Edvini refuzon te defteje te verteten aq me te eshte e dukshme jane lidhjet shpirterore dhe financiare me keto personazhe qe eshte me mire tu largohesh sesa tu afrohesh.
Sidoqofte per respekt te institucionit te protestes formalisht ky aventurim i punonjesve te Bashkise Tirane ishte argumentuar se kunder vendimit te qeverise per taksat dhe pagimin e kostove te kasave fiskale per biznesin nga ana e pushtetit vendor. Nje dite me pare perfaqesuesit e majte te te gjithe bashkive te vendit kane protestuar para parlamentit lidhur me shkurtimin e taksave vendore nga qeveria. Mirepo ne baze te ligjit aktual mundesia qe qeveria qendrore te nderhyje ne miratimin e buxheteve bashkiake dhe komunale eshte e kufizuar eshte tek zero. Perkunder Bashkia Tirane vijon keqperdorimin e fondeve dhe granteve per te shtuar me tre fish militantet-punonjes ne bashki. Vete rritja e pagave ne Bashkine e Tiranes nga 680 milion leke ne 1.3 miliard leke tregon nje dyfishim. Para dy dites Ministri i Financave Ridvan Bode sqaroi publikun se fondet per pushtetin vendor jane rritur krahasuar me vitin 2005 megjithese ne fakt rritja eshte e detyrueshme per shkak te zhvillimit ekonomik dhe kerkeses per investime.
Nderkaq informacioni qe mediet afer Rames mohojne eshte se Bashkia e Tiranes nuk ka realizuar te ardhurat nga mbledhja e taksave dhe tarifave vendore. Ajo qe u tregohet botes si bashkia model per periudhen e 6-mujorit te pare te ketij viti buxhetit te Bashkise i mungojne rreth 30 milione euro duke u bazuar ne parashikimet qe ishin per kete periudhe te vitit. Sipas te dhenave te Bashkise se Tiranes eshte realizuar vetem 38 e te ardhurave per periudhen janar-qershor. Nga rreth 6.6 miliarde leke qe ishin parashikimet per gjysmen e pare te ketij viti jane mbledhur vetem 2.5 miliarde leke.
Thene ndryshe ne buxhetin e Bashkise per kete periudhe mungojne me shume se 4 miliarde leke te reja pra 30 milione euro. Zerin kryesor te te ardhurave ne Bashkine e Tiranes e perbejne te ardhurat e taksueshme sic jane taksa mbi biznesin e vogel taksa e gjelber e perkohshme taksa mbi pasurine e paluajtshme taksa e tabeles taksa e regjistrimit te pervitshem te automjeteve etj. Keto te ardhura perbejne dhe shtyllen kryesore te te ardhurave te Bashkise se kryeqytetit. Per kete gjashtemujor te 2010-s jane mbledhur rreth 1.9 miliard leke nga keto taksa. Ndersa te ardhurat jotatimore vjeljet me te medha i kane nga tarifa e pastrimit dhe nga ajo e parkimit te automjeteve. Pasi tarifa e pastrimit familjare subjekte tregtare jane mbledhur ne shumen e 392 milione lekeve. Gjithashtu te ardhura te konsiderueshme per buxhetin e Bashkise vijne dhe nga gjobat pasi vetem nga ato te Policise Bashkiake per gjashtemujorin e pare jane mbledhur 13 milione leke ndersa nga gjobat e Drejtorise se Pergjithshme te Taksave dhe Tarifave Vendore jane mbledhur 54 milione leke.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›