E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perse ndihem e fyer nga zonja Topalli

/ /

NgaELSA BALLAURI

Pashe dje zonjen Topalli me nje grup ish-te perndjekurish te diktatures te cilet mbanin nga nje gote plastike me Coca-Cola ne dore dhe nguteshin te falenderonin zonjen Topalli qe u kishte sjelle me ne fund lirine per te levizur pa viza. Per here te pare dicka ma ligeshtoi gezimin tim te natyrshem. Tani e tutje jo vetem une dhe zonja Topalli qe kemi viza ne pasaporta por dhe shqiptaret e thjeshte do te kene mundesi te udhetojne pa viza. U ndjeva keq per cfare perfaqesojne ne te vertete ata burra fisnike qe jane gati te bejne teater ne emer te lirise dhe cfare ka bere realisht zonja Topalli jo per lirine qe ata e kane fituar vete por per perpjekjet e tyre reale per te fituar lirine nga diktatura. Midis kalvarit te tyre per liri dhe teatrit te zonjes Topalli per lirine ka nje humnere te madhe e cila nuk mbushet as me gota plastike dhe kronika te montuara per ekrane as me te qeshura dhe gezime false dhe as me demagogji para fushatave. Te perndjekurit nga diktuara ne Shqiperi por sidomos kundershtaret aktive te atij regjimi jane nga njerezit e paket ne kete vend qe kane marre vete vendime personale te medha ne jete per tu perleshur me diktaturen ne emer te lirise. Shume prej tyre ishin te qarte se nuk do ta preknin lirine dhe ashtu ndodhi. Keshtu ka ndodhur me gjyshin tim dhe ndoshta ndonje gjysh te Jozefines. Keshtu ka ndodhur ndoshta edhe me prinderit e atyre burrave qe rrinin ne kembe te ndrojtur para saj. Keshtu ka ndodhur me rreth 500 mije shqiptare qe u bene viktima diskrete te atij regjimi dhe 2 milione te tjere qe u bene lende e pare e atij eksperimenti mizor. Problemi qe ata kane sot nuk eshte te perdoren si ilustrim sa here i duhen zonjes Topalli edhe kur ajo i ka punet keq me partine edhe kur i ka punet keq me Kuvendin edhe kur i ka punet keq me opinionin publik ne vend. Problemi i tyre eshte se ata nuk i kane kerkuar dhe as u shkon mendja ti kerkojne ndonje gje pushtetit privat te Jozefina Topallit ne kete vend thjesht nga ideja se nuk presin gje prej saj. Por ata presin se paku nje gjest te sinqerte nga ky pushtet nje gjest qe mos ti lidhe ata as me Piramiden qe duhet shembur as me vizat qe duheshin hequr as me statusin qe duhej marre dhe as me dosjet qe duheshin hapur. Ata kane nevoje per nje gje te thjeshte dhe njerezore per nje vend qe mund tia veme si te duam emrin per nje gje se paku simbolike qe ata ta kene si Meken e tyre ku te shkojne dhe te derdhin dy pika lot per ate gjeme qe kane kaluar. Ata kane nevoje per nje vend ku te flasin me boten e tyre te humbur e vellezerit dhe motrat e tyre te vrare dhe te perdhunuar nga regjimi ku te kene mundesi te luten per poshterimin qe u eshte bere dhe te shpresojne se drejtesia nje dite do te vihet ne jete. Le tia vere zonja Topalli apo pushteti i saj si te doje emrin ketij vendi. Le ta quaje Monument Obelisk Muze Institut le te jete ky nje mal apo fushe nje perrua apo buze liqeni por duhet medoemos nje vend ku ata te jene ne qetesine e tyre per te komunikuar me te shkuaren e tyre te hidhur per te mos e harruar ate. Une personalisht qe nuk e kam perjetuar te plote diktaturen kam nevoje te shkoj aty dhe te ndez nje qiri per gjyshin tim hallat e mia per babin e tyre te afermit e mi per njerezit qe nuk i kane me. Te jete nje vend ku qetesine sublime te perkujtimit mos te na e fyeje askush as ju zonja Topalli qe mendoni se te perndjekurit ju duhen per tju shpetuar nga hallet e sotme qe keni ne vend qe ju tu duheni atyre per te lehtesuar hallet qe ata kane trasheguar nga e kaluara.
Une zonja Topalli nuk dua ta shikoj me sy Piramiden e Enver Hoxhes dhe per mua eshte mire ta kishit shembur me kohe pa harxhuar dhe ato 5 milione euro qe keni hedhur aty. Une zonja Topalli nuk kam asnje brenge nese hiqni cdo gjyqtar te komunizmit dhe cdo prokuror te asaj kohe.
Une zonja Topalli nuk kam asnje deshire te perfshihem ne debatin qe ti provokon shpesh me nje pamje femerore per te ardhur keq me nje pakujdesi te dukshme ne veshje shpeshhere te patolerueshme per nje zonje te cilen e kam votuar te gjitha heret.
Edhe pse me ke fyer intelektin sa here qe je shfaqur ne aktivitete jo politike apo ka drejtuar levizje qytetare femerore per te cilat je kujdesur te shmangesh grate e duhura dhe te besh protagonisten mes nje tufe grash te varfra qe me shume se per kancerin e gjirit kane nevoje per nje vend pune apo per ta ruajtur ate serish ta kam falur.
Edhe pse me ke fyer qytetarine ndersa tribunave te Kuvendit apo gjetke i ke pritur me zhargone dialektore burrat ne salle te kam falur. Kurre nuk me ka ardhur keq per fjalimet patetike ne Parlament per gjuhen varfanjake te te shprehurit apo perpjekjes per tu treguar si zonje e forte kur ne fakt ske qene e tille. Te gjitha ti kam falur deri me sot Por teksa mu shfaqe ne kete takim qesharak me te perndjekur politike qe jane pjese e dhimbjes sime dhe familjes sime dhe ku beje kujdes qe ekranet te transmetonin faktin se ata te falenderonin Ty per lirine qe do te kishin per te levizur nuk munda me te fal. Sepse ju zonja Topalli nuk mund te me fyeni ne genin tim familjar. Nuk mund te perdoresh me ata mijera njerez te cilet besuan tek liria dhe dhane frymen per te qene te lire. Nuk mund te fyeje kujtimin e atyre qe u vrane ne kufi dete e liqene per te kapur nje drite lirie me nje gote plastike Coca-Cola ne dore ne nje aktivitet banal dhe te organizuar keq pa pergjegjshmerine politike qe perfaqeson dhe mbi te gjitha pa zemer. Kjo eshte e tepert

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›