Pelegrinazhet ne gjurme te Shen Enverit Piramida dhe mendimi i... inxhinierit
Kur vdiq Enver Hoxha me 1985 ishte muaji prill. Me gjithe shperthimin stinor te ndjenjave njerezore qe nxit pranvera shume u hidheruan dhe qane me gjithe mend iu dhimbs humbja e udheheqesit. Si do te bente Partia pa te Si do te benin shqiptaret pa udheheqesin Kishin te drejte u ishin shpelare trute prej vitesh. Shume te tjere u perloten e u jargaviten u coren e u alivanosen sepse ashtu e donte adeti. Me te shumtit u ndrydhen ne vetvete se mos i tradhtonte ndonje grime lehtesimi cka vjen natyrshem pas vdekjes se nje diktatori. Kushedi shpresat nuk vdesin kurre...
Pasi u kryen gjithe ceremonialet e rastit trupin e diktatorit e varrosen ne Varrezat e Deshmoreve te Kombit. Nga fundi i prillit mbase a nga fillimi i majit fale propagandes komuniste Enveri po shnderrohej ne nje fare shenjtori te pashpallur. Filluan filluan pelegrinazhet. Televizioni Shteteror tregonte radhe pambarim pergjate Rruges se Elbasanit deri ne hyrje te Varrezave. Organizata partie rinie te grave te Frontit ndermarrje ekonomike kooperativa bujqesore studente nxenes te papune sehirxhinj pas berihajt... cfare nuk gjeje ne ato radhe. Madje jo vetem nga kryeqyteti por nga i gjithe vendi. Kush per nje ekskursion ne Tirane me sebep e ne xhenet kush nga zori sic kercen prifti nga belaja radhet nisnin ne mengjes e mbaronin ne te rene te diellit. Koha u nxeh shpejt ate vit. Njerezit u percelluan nen zheg ndersa ekskursionisteve u doli per hundesh deshira per te shetitur rrugeve te kryeqytetit.
Nje komuniste nga nje qytet qe e zinte treni u nis e u pispillos pergatiti edhe dreken se helbete ne restorantet e Tiranes do te kishte dyndje te papare ndonjehere dhe njesh me grate e ndermarrjes mori rrugen e pelegrinazhit... Ne mbremje u kthye e rraskapitur. U kenaqe ndash pyeti e vjehrra sa hyri nusja ne shtepi. Tjetra e keqyri me verejtje. Gjithe diten per te pare nje varr.... Pse cfare prisje ti Enver Hoxhen mebythe qe ta puthje ne balle ndash ia preu fjalen plaka.
Pastaj i erdhi radha Muzeut te Enverit ne qender te kryeqytetit asaj ndertese te tipit faraonik qe tiranasit e thirren se pari Piramide te priste e te percillte pelegrine. Pasardhesi i diktatorit dhe e shoqja ia blatonin udheheqesit tashme te vdekur bash me rastin e 90-vjetorit te lindjes duke iu kujtuar njerezve se ai ishte i gjalle. U shkul i madh e i vogel te vizitonte ate ndertese te cuditshme per nga stili arkitektonik qe mbiu si ciban i mahisur ne nje vend me mijera kilometra larg brigjeve te Nilit. Mungonte Sfinksi ne bulevardin Deshmoret e Kombit. Per fat te mire Sfinksin e kishin futur brenda Piramides.
Shkojme ta shohim ndash me tha gruaja ndersa shetisnim nje te diel andejpari. Radha e pelegrineve gjarperonte perpara Piramides me keq se perfund Tur Eiffel-it ne Paris. Shko ndash i thashe dhe ia hoqa krahun. Eja ndash nguli kembe ajo dhe u mundua te me terhiqte. Me marifet te mos me verente kush iu shkeputa dhe shkova ne shtepi. Ishin ende kohe te veshtira. Kur u kthye pas tri a kater oresh kembet i kishte te fryra dhe kerkoi ti fuste ne uje me kripe. U kenaqe ndash e pyeta. Uf ndash ia beri dhe me keqyri venger. E kuptoi qesendine. M u kujtua biseda e vjehrres me nusen komuniste. Gjynah qe bash sot Shen Enveri spaska zbritur nga qielli Te shkoi dem mundimi... e lashe me aq.
Keshtu me mbeti pa pare ai fare lloj Mauzoleu qe sot eshte bere molle sherri mes dy palesh. Ca thone ta leme sepse eshte veper arkitektonike lexo ne kujtim te Shen Enverit sepse do te kete shpenzime si per prishjen si per ndertimin e ngrehines se re parlamentare sepse ashtu e ashtu dhe keshtu e keshtu. Ca thone ta shkulim me rrenje ate simbol ogurzi te diktatures komuniste. Presidenti paska thene se keto pune u bekan me referendume. Edhe kjo na ishte manget referendum per prishjen e nje ndertese pa kurrfare funksioni administrativ bash ne zemer te administrates shteterore qe qeveris gjithe vendin. Kur per kaq gje nje referendum. Sa referendume do te kerkonte pastaj Edi Rama per tia dale tu vere gure nen rrota reformave te qeverise
Se fundi dicka edhe per ndokend qe vesh pancirin e specialistit per tiu kundervene ne menyre paradoksale asaj cka perfaqeson si i zgjedhur ne listen e shumices se sotme qeverisese. Nuk eshte hamendje. Kete mund ta pohoje shumekush nder ata qe ndjekin programet televizive me politikane te ftuar per te shfaqur opinione. Kete mund ta pohoje kushdo qe ka lexuar pardje njeren nga gazetat me te medha te kryeqytetit. I pyetur per prishjen ose jo te Piramides nje ish qeveritar sot me detyra te tjera parlamentare iu shmang pergjigjes se drejtperdrejte. Me lojera fjalesh si specialiste dhe opinioniste me slogane si inxhinieri nderton nuk prish cudi e madhe... ose inxhinieri dhe arkitekti paskan lidhje te ngushta ne punen e tyre ish-qeveritari i larte pas kembenguljes se intervistuesit tha se ishte kunder prishjes... si inxhinier
Dakord. Si inxhinier ty te vjen keq te prishet dicka qe eshte ndertuar. Po si njeri si shqiptar nuk te vjen keq per ate cka prishi Enver Hoxha gjate dekadave te mbreterimit te tij. Vrau e preu burgosi e internoi shkaterroi ekonomine me sekuestrime shtetezime grabitje te arit e te pronave me kolektivizime e tufezime dhe me gjithcka i erdhi perdoresh. A ka baraspeshe mes gjithe asaj katastrofe antishqiptare dhe prishjes se nje ngrehine qe ne fund te fundit nuk eshte tjeter vec nje simbol Po si antikomunist sepse nen siglen e antikomunizmit je zgjedhur deputet ne dy legjislatura nese sgaboj nuk te dhimbsen viktimat e komunizmit qe sot kerkojne shfarosjen e simboleve komuniste ne Shqiperi
Mekat zoti inxhinier qe i keni hyre politikes.