E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama cishte kjo asamble banale

13-11-2010 / Nga Lavdrim Lita

Aty ku u martua ne restorant Xibraku Edi Rama mblodhi Asamblene e Partise Socialiste. Kesaj radhe nuk festohet dasma e kryetarit por prezenca mortore e nje partie pa shpirt pa identitet dhe pa ide. Mohimi i realitetit eshte specialiteti i menyse opozitare. Gjella e perditshme e konferencave per shtyp. Mbrohen si gjithmone nga padituria duke sulmuar qeverine. Te shash qeverine eshte nje hobi ne nahijen socialiste. Eumlshte sporti me popullor pas konferencave te llafo-shtypit. Mjerisht liberalizimi i vizave as qe u pershendet. Kane frike se mos cojne uje ne hulline e maxhorances. Perkunder permendin me bori shtyrjen e marrjes se statusit-kandidat si nje deshtim Edhe pse krye-komisioneri per zgjerim i BE-se Z. Stefan Fule sqaroi se nuk eshte refuzim e vetiu smund te flitet per nje deshtim te qeverise. Pse ne qofte se ka deshtuar qeveria per rrjedhoje logjike e raportit te KE-se del se opozita ka deshtuar dy here. Sepse nje nga arsyet e vendimit per shtyrjen e marrjes se Statusit-kandidat per Shqiperine sipas Z. Fule te dyja palet jane pergjegjese per ngercin e krijuar politik. Padyshim kur per plotesimin e kritereve duhej vetem permbushja e kritereve teknike nga qeveria ne i morem vizat ndersa per plotesimin e statusit kandidat kritere politike kerkohen edhe nga opozita dhe ne ketu nuk jemi te suksesshem.
Ne Xibrakiaden e radhes Edvini pozoi per medie ku edhe rikonfirmoi per te nje mijten here se ska alternative qeverise asnje platforme politike. Bile eshte bere aq monoton ne monologjet e tij sa qe nje pjese e asamblese prisnin sa te mbaronte mbledhja dhe te shkonin ne farmaci per te blere paracetamol. Te deshperuar per levizjet e tij te paqarta atyre su mbetet vecse stresi para ardhjes se depresionit te zgjedhjeve lokale. Te vetmen gje qe propozojne eshte formula e vjeter e protestave. Ndonese kesaj here do ti delegohet OBSH-se se kur mund te realizohet duke zgjeruar edhe me shume lojen politike drejt humneres se para-politikes. Per Partine Socialiste do te vendosin Ngjela e Ndoka dy personalitetet qe se bashku nuk kane lexuar nje liber deri ne faqet e fundit. Teper qesharake Nxori blof Bashkim Finon sepse donte te hutonte mendimin ndryshe ne PS. Hutoi me shume PS-ne kur i ofroi Erion Veline si nje njeri me kontribute. Mirepo i vetmi kontribut i Erion Velise ne opozite eshte greva e urise se paprovuar. Hirushja e politikes se re e theu kemben ne proven e pare te sfilates politike. Keshtu qe ska asgje te re ne kete banalitet te pergjithshem.
Sidoqofte Edvin Rama dicka politike e tha ne dreken e vaket te Asamblese sos-ialiste. Ai vendosi te shqyrtoje mundesine e kerkeses per votebesim te Qeverise dhe te Kryetares se parlamentit. Znj. Topalli. Te presim. Nderkohe kete nisme ne qofte se e ndermerr ai e ka me nje qellim te kuptoje sesa deputete i duhen per te provokuar nje ndryshim numrash. Dhe me kete levizje synon te polarizoje edhe me tej krahet politike pozite-opozite. Natyrisht ne qofte se do te kete votim do te jete nje fiasko por atij i mjafton qe rreshtimi te behet sic e do ai. Kenaqet me pak. Prandaj perdor nje gjuhe metafizike si Berisha do ti vrase zgjedhjet e ardhshme dhe shpresen e shqiptareve prandaj opozita do te protestoje gjithnje e me fort per zgjedhje te lira dhe demokratike. Fobia e kutise shfaqet ne simptoma te tjera jermi. Nje vrasje zgjedhjesh asnje killer profesionist nuk do ta ndermerrte. Por vetiu abstrogohet realiteti per ta kthyer ushtrimin e demokracise ne nje perballje permanente midis te mire dhe te keqes. Ku Kaini vret Abelin. Kur e verteta e thjeshte eshte realisht midis atyre qe premtojne dhe realizojne e atyre qe supozojne dhe mashtrojne. Kryeministri Berisha realizoi premtimin e tij elektoral per levizjen e lire. Kaq mund ti pranohet nga kjo opozite mohuese. Ndonese me pare duhet et beje pyetjen po Rama cfare realizoi nga programi i tij Asgje. Sepse ai nuk kishte program elektoral. U mjaftua qe te ishte fytyra e tij si program politik. Mirepo gaboi sepse fytyra e Rames nuk eshte ndonje fytyre engjelli qe mund te ngjallte besim. Besimi eshte dicka qe fitohet me djerse dhe me mbajtje premtimesh dhe jo premtime boshe se kur te vime nehellip.keni per ta pare Ju.
Damari i anti-politikes ka gjak te helmatisur. Opozites shqiptare i eshte bere nje transfuzion gjaku te infektuar dhe tashti vuan pasojat e nje sistemi imunitar te dobet. E semure ne shpirt ajo prodhon nje produkt plogeshtie. As pickimet e euro-parlamentareve nuk e zgjojne nga koma qe e ka futur Edi Rama. Temperatura eshte ulur aq shume sa i ftohti i dimrit po krijon qyrre dhe gelbaze te mjedisin publik. Ska me buzeqeshje ne restorant Xibraku sepse dasma mbaroi. Dhe Rama iu kthye rutines se tij te perditshme. Te njejta fjale te njejtat levizje e gjeste qe ste cojne askund dhe sthone asgje. Ne kete rutine politike po konsumohet e verteta e madhe. Zevendesimi i se vertetes me genjeshtren eshte bere aq e sofistikuar sa qe Rama se ka haberin sesi mund te dali nga tuneli i kutive.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›