E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkise i jepet toka nis zgjerimi i varrezave te Sharres

Masa e shperblimit te pronareve fondi prej 9 721 269 lekesh Shpronesimi do te behet brenda 3 muajve

Ka marre ok-in dje ne mbledhjen e qeverise shpronesimi i nje parcele prej 4107 m2 per zgjerimin e varrezave publike te Sharres. Po sipas ketij vendimi masa e shperblimit te pronareve prona private e te cileve shpronesohet eshte 9 721 269 leke. Ndersa Bashkia e Tiranes brenda tre muajve do te nise punen per zgjerimin e parceles per hapjen e varrezave te reja ne kryeqytet.

Vendimi

Toka do ti jepet Bashkise se Tiranes per nisjen e fazes se trete per zgjerimin e varrezave ndersa afati per shpronesimin eshte tre muaj pas hyrjes ne fuqi te ketij vendimi. Shpronesimi behet ne favor te Bashkise se Tiranes. Regjistrimi i ri i pasurise prej 4 107 msup2 toke truall shpronesimi ne favor te Bashkise se Tiranes te behet brenda 30 diteve nga data e hyrjes ne fuqi te ketij vendimi percaktohet ne vendimin e qeverise.

Varrezat

Krijimi i tokes per varrezat e Tufines dhe Sharres do te marre zgjidhje. Deklarata u be ne nje dalje publike nga kryebashkiaku Lulzim Basha. Madje asokohe Basha tha se eshte percaktuar vlera financiare per shpronesimin e ketyre dy parcelave deri ne nje zgjidhje integrale e cila do te marre parasysh edhe rehabilitimin e varrezave. Mirepo krijimi i tokes per zgjerimin e varrezave te Sharres dhe Tufines eshte nje nevoje emergjente. Gjendur perballe situates ku te dyja varrezat jane te tejmbushura duke u mbipopulluar kerkohej zgjerimi drejt parcelave te reja. Madje kohe me pare eshte menduar edhe ne mbylljen e varrezes se Sharres per shkak te mungeses se tokes. Afatet e vendosura jane shtyre here pas here deri ne zgjidhjen e gjetur aktualisht. Hapja e drites jeshile per shpronesimin e tokes per parcelat e reja te varrezave hap rrugen per krijimin e varrezave te reja. Aktualisht situata ne keto dy varreza eshte e renduar ku ne varrezen e Tufines personat varrosen. Ne varrezat e Sharres edhe rrugicat e dikurshme mes parcelave kane zene vendprehjen e re per ata qe kane humbur jeten gjate koheve te fundit. Muret e betonit ne pjesen veriore te varrezave jane shkaterruar dhe eshte vendosur qe pikerisht aty te projektohet zgjerimi i metejshem i ketij mjedisi. Por keto veprime te Bashkise se Tiranes te cilat duket se jane zgjidhje emergjente perbejne nje rrezik per rreshqitje dheu duke shkaterruar varrezat e kryeqytetit e duke perbere nje skandal ndaj kujtimit te personave trupat e te cileve prehen aty. Situata e deritanishme me varrezat eshte skandaloze pasi se fundmi mungesa e vendeve ne Tufine dhe Sharre ka nxjerre ne pah nje tjeter zgjidhje. Keshtu te shumte jane ata qytetare te cilet po varrosin te afermit e tyre ne te njejtin varr. Edhe pse masiv se fundmi jane vrenjtur se ne te njejtin varr prehen deri ne gjashte persona. Sikur te mos mjaftonte mungesa e vendeve ka shume varre te hapura ne mes te rrugeve ndarese te parcelave asnje tabele orientuese njerez qe nuk gjejne dot vendet ku prehen eshtrat e te dashurve te tyre. E gjithe kjo eshte pasoje e mungeses se tokes por edhe e menyres se menaxhimit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›