Pirro Vito Takimi im me ausheskun ne ditet e fundit te jetes se tij
Flet ambasadori i jashtezakonshem dhe fuqiplote i vendit tone Pirro Vito ne Rumanine e vitit 1989. Takimi i vecante me ausheskun i cili pak muaj me mbrapa do te ekzekutohej dhe bisedat sekrete qe konsumova me te
Ate vit pushteti dhe jeta e tij po shkonin drejt gremines se padiskutueshme
Kush eshte Pirro Vito
Pirro Vito ka lindur ne Nivan te Gjirokastres ne vitin 1941. Arsimin fillor e mbaroi ne fshatin e lindjes. Pas kesaj ne vitet 1954-1958 ka vijuar studimet e pergjithshme ne gjimnazin e Gjirokastres. Per tre vjet 1958ndash1961 ka punuar si mesues ne fshatrat e atij rrethi. Ne vitet 1961-1963 kryen sherbimin e detyrueshem ushtarak. Menjehere pas perfundimit te sherbimit te detyrueshem ushtarak ne vitin 1963 ai ngjitet ne shkallet e universitetit shteteror ku kryen studimet ne fushen e drejtesise te cilat i perfundoi me rezultate te shkelqyera ne vitin 1967. Viti 1968 ishte viti kur Pirro Vito do te ushtronte profesionin e gazetarit ne gazeten e njohur dhe me potence te asaj kohe Bashkimi. Pikerisht ne ate gazete ai mbulonte ngjarjet ne Ceki te cilat ne ate periudhe kishin zhvillime te paparashikuara. Ne muajin tetor te po atij viti 1968 pra kur u denoncua Traktati i Varshaves Viton e therret Ramiz Alia dhe i tha se do te shkonte pedagog ne Universitetin e Tiranes sepse ky i fundit ne ate kohe kishte nevoje. Per dhjete vjet ne universitet ku ai punoi deri ne vitin 1977 dha mesim ne disa lloje lendesh si Filozofi Histori e PPSH-se Teori e Shtetit dhe e se Drejtes E Drejta Civile ne shume fakultete duke filluar ne Inxhinieri ne Filologjik ne Gjeologji ne Mjekesi ne Ekonomik ne Institutin e Fizkultures ne Shkencat Politike e Juridike etj. Dhjete vjet me vone ne vitin 1977 kur kishte fituar nje eksperience te admirueshme ne fushen e arsimit ai emerohet ne sektore te rendesishem ne aparatin e Ministrise se Jashtme e cila ne ate periudhe eshte drejtuar nga Nesti Nase dhe Reiz Malile ku punoi deri ne vitin 1989. Pirro Vito arriti qe ne detyren e nendrejtorit te Drejtorise se Dyte te asaj ministrie te behej nje njohes i problemeve te perendimit me te cilat merrej pikerisht kjo drejtori. Specifika e vecante e karrieres se tij te punes eshte se ne vitin 1978 ai pati nje perplasje me ish-kryeministrin Mehmet Shehu. Kjo ndodhi pasi ai nuk pranoi publikisht kerkesen e kryeministrit per te punuar si keshilltar i tij per sektorin e kultures. Kundershtimi qe iu be Mehmet Shehut nga Pirroja befasoi shume persona kryesisht punonjes prane aparatit te kryeministrise. Kete sic thote dhe vete Pirroja e beri pasi nuk ndjehej kompetent per ate drejtim qe i jepej. Aq me shume qe ne kulture mund te beje gabime te paimagjinueshme politike vetem ne nje perfundim apo ne dhenien e nje vleresimi te nje vepre letrare e kulturore. Ky kundershtim para kryeministrit do ti kushtonte goxha ambasadorit te ardhshem. Ai nga nendrejtor i Drejtorise se Dyte do te kalonte per nje kohe ne arkivin e asaj ministrie. Me vone pikerisht pak kohe pas vdekjes se Mehmet Shehut ai do te merrte postin e nendrejtorit te Drejtorise se Pare e cila mbulonte vendet e lindjes dhe Azine dhe ne vitin 1982 emerohet drejtor i Drejtorise se Organizatave Nderkombetare detyre te cilen e kreu deri ne vitin 1989 kur ai emerohet ne detyren e ambasadorit te Shqiperise ne Rumani. Ajo periudhe per koincidence korrespondon me revoltat antikomuniste qe perfshine ate shtet te cilat sollen rrezimin te liderit te njohur Causheskut me te cilin zoti Vito pati disa takime pak kohe para se ai te rrezohej dhe ekzekutohej. Detyren e larte diplomatike ne shtetin e Rumanise Vito e kreu deri ne korrikun e vitit 1992. Pastaj kalon serish ne Ministrine e Jashtme ku mbulonte Greqine. Do te ishte viti 1993 ku me ligjin 24/1 ai do te dilte i papune.
Cfare ndodhte ne Rumanine e pergjakur te vitit 89 dhe situata e personelit te ambasades sone atje.
Ishte fundi i vitit 1989. Befasisht bota kthen vemendjen nga Rumania komuniste e drejtuar nga lideri historik i saj Nikolae Caushesku. Flaket e shperthyera ne mesin e muajit dhjetor te atij viti ne nje periudhe vetem tre-kater ditore perfshine gjithe vendin duke shkaktuar ne cdo rreth viktima te shumta. Rezistenca e cuditshme e liderit te kuq Caushesku solli acarimin e gjendjes ne ate pike sa revoltat permbyten ne menyre te pergjakshme kryeqytetin e vendit Bukureshtin. Revolta popullore perfundoi ne pak dite me rezultatin e dhimbshem te regjistrimit te mese 1500 te vrareve ne vetem tri dite. Ne ate situate teper te veshtire eshte ndodhur dhe personeli i madh i ambasades sone i cili perfaqesonte nje vend komunist qe nuk kishte filluar akoma levizjet politike per ndryshim. Turmat e revoltuesve kane arritur deri ne rrugen Modrogan e ndodhur perballe ambasades nderkohe qe bresherite e armeve nuk jane kursyer aspak ne drejtim te mureve te jashtme te godines se saj. Pasoja ishte e kuptueshme gjithe personelit do ti duhej qe te armatosej deri ne dhembe dhe te pozicionohej per me se tri dite ne ruajtje te selise se ambasades dhe te vete familjareve te strehuar brenda saj.
Duhet pranuar se pavaresisht nga fakti se si perfundoi Caushesku ai kishte nje kult shume te madh te cilin e frynte shume media. Per shembull nga dy ore e gjysme program qe kishte televizioni i vetem shteteror ne dite vetem dy ore prej tyre cdo dite ua kushtonte emisioneve vetem per Causheskun dhe bashkeshortes se tij Elenes.
Une ne kete moment mora drejtimin per te Caushesku i cili gjithashtu qendronte perballe meje. I theksova formulen protokollare te prezantimit Shoku President i Republikes Socialiste te Rumanise ne emer te Republikes Popullore Socialiste te Shqiperise ju paraqes letrat kredenciale.
Pas takimeve te rastit zume vendet perkatese ne tavolinen e posacme. Caushesku me orientoi vete per ne vendin e caktuar ku duhej te zija vend i cili perkonte ne krahe te tij per te vijuar me biseden protokollare.
Hyrje
Pirro Vito ka qene ambasadori i jashtezakonshem dhe fuqiplote i Shqiperise ne Rumani i emeruar vetem pak muaj para se aty te ndodhnin ngjarjet e pergjakshme prej te cilave do te viktimizohej dhe vete lideri historik i komunizmit te atij shteti Nikolae Caushesku. Zoti Vito pas takimit qe pati me Causheskun per ti dorezuar letrat kredenciale ka pasur me te dhe disa takime te tjera madje deri dhe ne ditet e fundit para se ai te arrestohej dhe te ekzekutohej. Por ne ate periudhe te vitit 1989 kur per nje kohe fare te shkurter Rumania u perfshi nga flaket e revoltave ne nje situate teper te veshtire eshte ndjere edhe vete personeli i ambasades sone atje pasi ndersa elektrizimi i njerezve te irrituar kishte arritur kulmin eshte perhapur ne menyre te befasishme nje njoftim se Caushesku qe kerkohej per tu arrestuar ishte fshehur pikerisht ne godinen e asaj ambasade. Kjo beri qe te kercenohej seriozisht jeta e tyre aq sa u armatosen qe nga ambasadori dhe zune pozicionet per luftim per te mbrojtur godinen e ambasades se lene ne meshire te fatit. Pikerisht per hollesite e atyre diteve na flet per lexuesin e standardit vete Pirro Vito.
Si iu komunikua atij detyra e vecante per te perfaqesuar diplomatikisht vendin tone ne ate shtet takimi i tij i pare me Causheskun dhe pershtypjet qe ai kishte per Shqiperine. Si vijuan faktoret qe sollen ndryshimet e medha ne ate vend dhe si e perjetonte personeli i ambasades sone gjithe ate levizje te pergjakshme te ndodhur vetem pak metra larg selise se saj. Pse e dogjen gjithe dokumentacionin e arkivit te ambasades. Kontaktet qe ishin me Ministrine e Jashtme te Rumanise ne ato dite ku vdekja korrte me dhjetera jete njerezish ne cdo ore dhe kerkesa urgjente e autoriteteve te atjeshme per tu ndihmuar nga qeveria shqiptare ne ato dite tragjike te pushtetit te tyre. Gjenerimi i situates deri ne ekzekutimin e Causheskut. Marredheniet qe ambasada jone vendosi me pushtetin e ri demokratik te rivendosur brenda pak ditesh pas vdekjes se Causheskut etj. te dhena teper interesante qe bejne fjale per situatat qe kalonte personeli i ambasades sone lexuesi i standardit do ti ndjeke pikerisht ne kete cikel intervistash te vete zotit Pirro Vito.
Ne numrin e sotem ai flet per momentin kur iu komunikua detyra e vecante diplomatike. Pergatitja paraprake dhe shkuarja ne ambasade. Masat qe mori per te percjelle letrat kredenciale para Causheskut dhe si e perjetoi ate takim emocional etj.
Zoti Pirro kur e keni marre detyren e ambasadorit te Shqiperise ne Rumani
Ka qene prilli i vitit 1989 kur une u nisa me detyren e vecante diplomatike ku do te perfaqesoja vendin si drejtues i ambasades sone ne Rumani.
E pritet mire emerimin
Nuk mund te them se nuk e preferoja detyren e ambasadorit por te them te drejten nuk kisha ndonje deshire te madhe te shkoja pikerisht ne Rumani. Kjo per faktin se une nuk kisha shume njohuri per ate vend pasi megjithese kisha punuar per mese 15 vjet ne Ministrine e Jashtme nuk isha marre asnjehere ne sektore qe mbulonin vendet si Rumania. Une isha marre shume me organizatat nderkombetare te vendeve te Perendimit Lindjes dhe Azise. Nuk e di kush me ka propozuar ne ate detyre por di vetem se me ka thirrur drejtori i kuadrit te ministrise dhe me ka komunikuar detyren. Ai me foli me shume simpati per shume persona qe kishin punuar ne ate ministri si Behar Shtylla Reiz Malile Ksenofon Nushi Dhori Samsuri Abdi Baleta Sulo Myftiu Mihal Kallo Hasan Haxhia Perparim Sinanaj Bashkim Rama e shume te tjere te cilet per arsye vendi nuk po i perseris etj.
Si ia bete per kete gje kur ju do te sherbenit ne ate shtet aq me shume qe do te ishit kryediplomat i vendit tuaj aty
Kur u njoftova per detyren e ngarkuar kisha dhe dy muaj kohe derisa te nisesha per ne Rumani. Gjate kesaj kohe une lexova shume materiale dhe pyeta shume. Isha i interesuar per gjithcka qe kishte te bente me ate vend. Per kete takova te gjithe ata qe kishin punuar aty duke u interesuar per shume e shume gjera deri ne detaje. Une dija mire nje gje qe Rumania disa shekuj me pare sidomos ne fundin e shekullit XVIII dhe fillimin e shekullit XIX kishte qene nje vend i preferuar per shqiptaret aq sa per ta ishte njohur si Amerika e Ballkanit. Ne ate periudhe aty gjeten strehe dhe pune perfituan nga mikpritja e popullit rumun dhe bene preokupi. Aty ata krijuan shoqata gazeta e libra. Rumania u be nje nga vendet kryesore te levizjes patriotike te shqiptareve.
Aty kishin qene shume nga figurat e Rilindjes sone Kombetare si Asdreni Nikolla Nacua Ibrahim Temua etj. madje ne ate vend ishin botuar dhe shume libra te tyre duke filluar qe nga Naimi. Madje ne nje nga kishat e shqiptareve te Bukureshtit meshoi ne shqip Fan Noli. Prej andej nga Bukureshti ne vitin 1912 u nis Ismail Qemali per te shpallur pavaresine. Po ne Bukuresht studiuan edhe Lasgush Poradeci Kuteli etj.
Ju jeni takuar me pasardhesit e ketyre patrioteve
Patjeter qe i takova. Madje edhe detyren time si te them e fillova nga takimi me shqiptaret qe ndodheshin aty. U takova fillimisht me mbesat e Asdrenit te cilave u shkova disa here ne shtepi takova femijet e Ibrahim Temos etj. te cilet jane me dhjetera. Ishte kjo specifike e shqiptareve te shumte qe kishin qene dhe ishin ne Rumani qe dhe ambasada e jone ne Bukuresht ne ate kohe ishte nga me te kompletuarat me personel. Kete gje e kishte diktuar edhe situata e marredhenieve te domosdoshme qe kishim shtrire ne disa fusha me shtetin rumun sidomos shkembimet tregtare per pajisjet e industrise nxjerrese te naftes.
Mund te kujtoni personelin qe sherbente ne ambasade
Aty gjeta Viron Andrean Viktor Dhrosonin Marko Bellon Rezar Xhaxhiun Qemal Gjokuten Vangjel Kovacin Ymer Xhaferin Andon Kocin Ali Kuka etj. Me vone erdhi dhe Ilir Shijaku etj. Kishte pastaj personel tjeter te sherbimi i ambasades si Lulezim Fuga Luan Visha Xhevair Ago etj.
Koha kur ju keni shkuar ne ate shtet korrespondon vetem me disa muaj para se te permbysej sistemi komunist i cili kishte qeverisur vendin vite te tera. A ndihej ardhja e ketij fundi
Kur shkova ajo qe ndihej me shume ishte rrokullisja e madhe ekonomike qe po bente ai vend cdo dite qe kalonte. Kudo shikoje njerez qe ankoheshin dhe qe flisnin hapur se gjerat nuk shkonin mire. Kjo kishte krijuar nje gjendje pritjeje sikur nga momenti ne moment do te ndodhte dicka. Faktikisht Rumania e cila mund te prodhonte drithera per te ushqyer te gjithe Ballkanin nuk kishte buke as per popullin e saj.
Nga e filluat punen tuaj diplomatike
Sa shkova ne ambasade qe te nesermen erdhi aty shefi i protokollit te Ministrise se Jashtme te Rumanise i cili ne mos gabohem quhej Moise. Ai me njohu me protokollin zyrtar qe duhej te zbatohej ne takime te ndryshme me autoritetet e shtetit te tyre. Kjo behej per cdo titullar qe vinte i akredituar ne ate vend ku i tregoheshin rregullat e vecanta qe ekzistonin ne ate vend per kete gje. Brenda nje kohe te shkurter ai erdhi dy here. Keshtu nga sa me sqaroi zyrtari rumun dhe nga materialet qe kisha ne dore u ula te mesoja te gjitha rregullat protokollare qe zbatoheshin atje.
Se fundmi u nisa per te presidenti i vendit Nikolae Caushesku per ti paraqitur letrat kredenciale.
Ju impresionoi takimi me liderin udheheqes historik komunist te Rumanise
Duhet pranuar se pavaresisht nga fakti se si perfundoi Caushesku ai kishte nje kult shume te madh te cilin e frynte shume media. Per shembull nga dy ore e gjysme program qe kishte televizioni i vetem shteteror ne dite vetem dy ore prej tyre cdo dite ua kushtonte emisioneve vetem per Causheskun dhe bashkeshortes se tij Elenes. Ne kohen e sundimit te tij deri ne ate kohe qe do ti rreshqiste pushteti ai propagandohej si nje ideolog dhe njeri poliedrik intelektual i shquar ashtu sic njihej nderkohe si nje marksist ndash leninist i madh. Keshtu qe duhet pranuar se takimi me te nuk ishte nje takim i zakonshem me nje zyrtar cfaredo. Une per te qene sa me i lirshem dhe per te mos prezantuar as nje shenje impresioni mora me vete ne takim pese diplomate te ambasades. Pas atij takimi vetem ne ata pak muaj qe kishin ngelur deri ne fund te atij viti une ne pozicionin e diplomatit te Shqiperise kam pasur dhe disa takime te tjera te cilat sigurisht kane qene takime te shkurtra protokollare.
Si vijoi takimi zyrtar
Duhet pranuar nje gje qe sic e thashe edhe me pare ai kishte nje kult te madh qe e sfumonte cdo dite propaganda mediatike. Gjithsesi une perfaqesoja vendin tim dhe e ndieja veten jo te cliruar nga komplekset.
Ne momentin qe ne shkuam njeri pas tjetrit ne Rezidencen presidenciale te Causheskut dhe po orientoheshim per ne sallen perkatese ku behej pritja protokollare pashe qe nderkohe edhe pala rumune kishte zene vendet ne krye te salles gati per te bere takimin zyrtar. Une ne kete moment mora drejtimin per te Caushesku i cili gjithashtu qendronte perballe meje. I theksova formulen protokollare te prezantimit Shoku President i Republikes Socialiste te Rumanise ne emer te Republikes Popullore Socialiste te Shqiperise ju paraqes letrat kredenciale.
Pas takimeve te rastit zume vendet perkatese ne tavolinen e posacme. Caushesku me orientoi vete per ne vendin e caktuar ku duhej te zija vend i cili perkonte ne krahe te tij per te vijuar me biseden protokollare. Menjehere si zume vendet ai mori fjalen ku pak a shume vleresoi rolin e Shqiperise foli per forcimin e miqesise mes dy shteteve tona dhe per stabilitetin ne bote. Shprehu konsiderata per vendin tone dhe njekohesisht deshiren per te zbatuar me korrektesi marreveshjet dhe protokollet e nenshkruara deri ne ato momente dhe ato qe do te vinin me mbrapa. Pastaj foli per rolin e Rumanise per ruajtjen e paqes ne bote dhe per zgjidhjen e problemeve me te cilat ndeshej njerezimi. Foli per dy superfuqite etj. Thenie protokollare qe i kishin si baze referimi lideret e atehershem te shteteve komuniste. Pasi mora fjalen une vura ne dukje mes te tjerash rolin e Rumanise per strehimin prej shume vitesh ne vendin e tyre te emigranteve shqiptare midis tyre shume patrioteve te njohur te vendit tone sidomos ata te Rilindjes. Ne vijim theksova deshiren dhe predispozitetin e pales sone per te vijuar marredheniet sidomos ato ne fushen e tregtise etj.
Sa zgjati ai takim
Ka zgjatur rreth 30 minuta. Me pas vazhduam punet tona diplomatike qe na kishte ngarkuar shteti dhe qe na takonin me protokoll.
Konkretisht vijuam takimet me trupin diplomatik te akredituar ne shtetin rumun ku kishte mbi 90 ambasada. Sigurisht keto takime ishin ne vijim te politikes se jashtme qe ndiqte shteti yne. Keshtu disa erdhen vete ne ambasade per te bere takimin ndersa te disa te tjere shkova une.
Apo ambasadori jugosllav qe sipas protokollit duhej te vinte dhe nuk erdhi edhe une bera te njejten gje qe nuk shkova.
Pas ketyre takimeve u angazhuam ne shume probleme te tjera. Duhet te theksoj se ambasadat atehere ishin shume te ngarkuara me pune te te gjitha llojeve sepse ato do te interesoheshin qe nga problemet ekonomike per eksport-importin ne ate vend e deri te spitalet ku do te kuroheshin te semuret nga Shqiperia apo shume e shume veprime te tjera.
Vijon neser