E Shtunë, 31 Tetor 2026

Retro/Histori: 6 dhjetor 1922 Traktati anglo-irlandez

Traktati anglo-irlandez ishte një pakt ndërmjet Britanisë së Madhe e Irlandës dhe përfaqësuesve të separatistëve të Republikës Irlandeze, që i dha fund luftës irlandeze për pavarësi. Pakti i hapi rrugë Shtetit të Pavarur Irlandez si një zotërim i vetëqeverisur brenda Perandorisë britanike, duke i dhënë gjithashtu mundësinë Irlandës së Veriut që të dilte jashtë Shtetit të Lirë Irlandez të krijuar nga Akti i Qeverisë së Irlandës i vitit 1920. Traktati u firmos në Londër më 6 dhjetor 1921, nga përfaqësuesit e qeverisë britanike, ku përfshihej edhe David Looyd George, dhe nga të dërguarit e Republikës Irlandeze. Në pajtim me termat e tij, traktati duhej dhe u ratifikua nga anëtarët e zgjedhur të Dhomës së Ulët të Irlandës së Jugut dhe Parlamentit britanik. Shteti i Lirë Irlandez i krijuar nga traktati, hyri në fuqi më 6 dhjetor 1922 nga një dekret mbretëror, pasi Kushtetuta e tij u fuqizua nga parlamenti i përkohshëm i Irlandës së Jugut dhe Parlamenti britanik.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›