Bashkitë socialiste kërkojnë autonomi për të vjedhur
Po bien këmbanat e alarmit për financat e socialistëve, pas harxhimeve nëpër protesta e greva gjasme urie, prandaj edhe po kalohet tek projekti i falimentimit të bashkive socialiste, si të vetmet mundësi për të marrë fonde mbi parashikimin nga buxheti i shtetit. Kërkesa zyrtare e edvinistëve është marrja e autonomisë për të vjedhur, por transparenca vjen e para, prandaj edhe tani është koha për transparencë mbi shpërdorimin e fondeve në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Vlorë apo Korçë
Drejtues të Bashkive dhe komunave të majta, u mblodhën dje në një tryezë të rrumbullakët, për të shprehur një shqetësim sa “serioz” aq edhe “kërcënues” për njësitë vendore të kontrolluara prej tyre. Arsyeja është evidenca e borxheve dhe shpenzimi i pamatë i të ardhurave, duke rendur pas protestave të Edi Ramës dhe shpërblimet dhënë mbështetësve. Pikërisht kjo mendohet të shfrytëzohet nga njerëzit e Edvinit, për të acaruar situatën në vend me pretekse të tilla si ato të djeshmet se qeveria u paska ndërprerë fondet dhe bllokuar grantet, për realizimin e investimeve, pavarësisht se e vërteta është se asnjëra prej njësive vendore të socialistëve nuk përmbush projektet për investime. Mungesa e llogarive financiare dhe mosrealizimi i planit buxhetor, si pasojë e pagesave të majme në drejtim të mercenarëve socialistë, ka detyruar të zgjedhurit vendorë të PS-së, të shprehin shqetësimin e tyre permanent si një rrezik më vete, buxhetin e boshatisur. Shoqata për Autonominë Vendore, e cila duket se kërkon zyrtarizimin e precedentëve të revoltave të Edvinit, pra kërkojnë legalizimin e vjedhjeve dhe marrjen e autonomisë për këtë proces - ceku si problem, por mirëfillti mashtrim të paskrupullt atë të cilën ata e quajtën si ndërprerje të granteve nga qeveria qendrorë. Aspak e vërtetë dhe një mashtrim i servirur keq. Qeveria shqiptare, vetëm në 3 vitet e fundit ka rritur autonominë e njësive vendore dhe ka dyfishuar grantet drejt tyre, për të realizuar kështu projektet përkatëse në dobi të komunitetit. Ajo që zbulohet nga e gjithë kjo është se njësive vendore socialiste nuk iu mungojë të ardhurat nga qeveria dhe po ashtu dhe grantet, por është shpenzimi i financave nëpër protestat e Partisë Socialiste për afro 10 muaj me radhë, duke u shndërruar kështu në kandrra të pamëshirshme të të ardhurave të shqiptarëve. Simpatizantët e mbledhur nga i gjithë vendi me destinacion organizimin e tubimeve në Tiranë, sigurisht që ka rënduar buxhetin e njësive vendore që kontrollohen nga Partia Socialiste. Ndaj dhe në këto kushte, është menduar presioni ndaj qeverisë, që të rimbursojë shpenzimet abuzive të bashkive dhe komunave socialiste në vend. Shpenzimi i të ardhurave pa vënë në jetë projekte dhe pa i kthyer në shërbime ndaj qytetarëve, është një formë e pastër abuzimi dhe korrupsioni të gjallë. Do të ishte më e udhës që bashkitë dhe komunat e majta të japin llogari për fondet e akorduara dhe grantet e dyfishuara në kohë rekord nga qeveria demokratike gjatë 4 viteve të fundit. Kjo është edhe një thirrje për organin e akuzës, që duhet të nisë një fushatë hetimesh në ato bashki dhe komuna që kanë konstatuar mungesë të realizimit të investimeve sipasojë e mungesës së fondeve, në një kohë kur këto kanë dalë nga buxheti i shtetit, në adresë të njësive vendore.
...