E Shtunë, 31 Tetor 2026

Selimi paralajmëron ndryshime në Policinë e Kosovës

Sipas tij, zyrtarët policorë që kanë shfaqur rezultate të mira do të ngrihen në grada, ndërsa ata që ka treguar performacë të dobët do të ulen. Selimi thotë se do të vlerësohen ata që kanë rezultate në parandalimin dhe luftimin e krimit dhe aksidenteve, dhe po ashtu ai që këtë punë e bën me më pak burime materiale dhe njerëzore.

“Pas gjashtë muajsh mund të krijohen disa situata në të cilat unë duhet t’i lëviz disa eprorë nga një pozitë tjetër për t’ua dhënë edhe një shans, kurse nëse edhe në shansin e dytë tremujor nuk e respketojnë, atëherë do të më duhet t’i degradoj disa, kurse disa t’i vë në listën e atyre që mund të avancohen dhe që i plotësojnë edhe disa kushte formale, por me prioritet të kenë rezultate”, është shprehur Selimi.

“Por pas tre muajve unë do të bëj vlerësimet e para, por duke marrë parasysh edhe konsultimet e zyrtarëve komunal për të ardhur deri te procesi i rishikimit të tyre”, ka thënë Selimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›