Belgjika: Vizat, muajt e parë të Presidencës tonë të BE-së

Belgjika merr në 1 korrik presidencën e Bashkimit Europian dhe është ajo që do të prezantojë qëndrimin e Bashkimit Europian për çështjet e integrimit dhe vizave. Kryeministri belg, Iv Leterme gjatë një interviste për mediat shqiptare, ka deklaruar se Shqipëria do përfitojë liberalizimin e vizave gjatë muajve të parë të Presidencës blege të BE-së. Ai theksoi se e rëndësishme është që autoritetet shqiptare të vijojnë me reformat dhe plotësimin kritereve në mënyrë që Komisioni Evropian, të konstatojë progres dhe nga këtu shqiptarët të kenë të drejtë të lëvizin të lirë të në hapësirën “Schengen”. Kryeministri Leterme, shtoi se vendimi për vizat është një vendim që nuk do të jetë politik, por, nisur nga situata e fundit e krijuar ai deklaroi se vendimi do të merret mbi faktet që do të shtrojë Komisioni Europian. Ai vuri në dukje se Ministria e Jashtme belge, po ndjek nga afër zhvillimet politike në Shqipëri.
A mendoni se mund të arrihet kompromis për liberalizimin e vizave gjatë Presidencës tuaj në Këshill? Mendoj se është e mundur, por gjithçka varet nga vlerësimi i zyrtarëve, nga ekspertët. Nuk mendoj se është vendim politik, është një vendim që bazohet në fakte e evidencat që do të shtrojë mbi tavolinë Komisioni. A i keni ndjekur zhvillimet politike në Shqipëri, së fundmi, dhe çfarë perceptimi keni? Kam patur disa kontakte të ngushta me kolegun tim z. Berisha e natyrisht që ne po e ndjekim nga afër se çfarë po ndodh atje, e Ministria e Jashtme po sheh zhvillimet në vend. Dhe perceptimi? Unë nuk do të bej asnjë deklaratë mbi këtë A mendoni se kjo situatë mund të cenojë vendimin për vizat? Unë nuk mendoj kështu, por edhe një herë kjo varet nga Komisioni që të përpilojë opinionin, raportin, qëndrimin e tij dhe më pas merret vendimi.
...