Bashkite, taksat e perkohshme u bene te perhershme
Blerina Hoxha
Pushteti lokal, por sidomos bashkia e Tiranes, po keqperdor legjislacionin tatimor duke shnderruar disa taksa te perkohshme, ne te perhershme. Kjo ka qene nje nga arsyet kryesore qe sipas zv/ministrit te Financave, Florion Mima e ka bere qeverine qe te miratoje nje ligj qe e kufizon pushtetin lokal, te rrise taksat dhe tarifat me shume se 10 per qind, nga 30 per qind qe e kishin me pare.
Abuzimi
Ne ligjin per taksat vendore ekzistojne disa taksa ndaj subjekteve, qe shfrytezojne hapesirat publike jashte gentplanit te miratuar. Te tilla jane taksat qe vilen gjate sezonit te veres, ndaj lokaleve qe zgjerojne hapesiren per sherbimin. Kjo cilesohet, taksa mbi tavolinen dhe per bashkine e Tiranes eshte 150 leke per tavoline, ne muaj. Takse e perkohshme cilesohet edhe taksa mbi reklamat e zakonshme dhe ato elektronike. Mirepo sipas zyrtarit te Ministrise se Financave, keto taksa me natyre te perkohshme qe jane miratuar nga Parlamenti, po vilen nga bashkia e Tiranes si te perhershme, duke e renduar pa te drejte biznesin e vogel. "Ne nuk do kishim nderhyre per keto ndryshime ne rast se pushtetet lokale, disa prej tyre jo te gjitha, nuk do te kishin ndjekur rruge te gabuar ne lidhje me politikat fiskale", tha zv/ministri i Financave Mima. "Perdorimi i diskrecionit maksimal per te kaluar ne plus 30 per qind te kuotave fikse, prezantimi i taksave te fshehura nen emrin e tarifave dhe abuzimi me disa taksa, qe Parlamenti ka dhene autorizimin te perdoren per periudha te shkurtra kohe, si taksa te perkohshme per nje qellim te caktuar ne dobi te komuniteteve. Po veme re qe kjo fjala e perkohshme, vetem ne leter mbetet, pasi ato jane kthyer tashme ne taksa te perhershme dhe rendojne gjithnje e me shume mbi bizneset e vogla", shtoi zyrtari i qeverise.
Miratimi
Kufizimi i pushtetit lokal per te mos rritur taksat dhe tarifat me shume se sa 10 per qind nga percaktimi ligjor, eshte miratuar nga Komisioni Parlamentar i Ekonomise dhe Financave, i cili synon shmangien e abuzimeve ndaj biznesit te vogel. Projektligji qe do te miratohet shume shpejt ne seance plenare, parashikon vendosjen e kufijve te pushtetit vendor per taksat ndaj biznesit te vogel. Ne baze te projektit, bashkite dhe komunat nuk mund te ulin me shume se 30 %, taksat ndaj biznesit por as t'i rritin ato me shume se 10 %. Ligji i meparshem parashikonte qe bashkite dhe komunat te mund te ulnin deri ne 30 %, taksat ndaj biznesit. Po keshtu, pushteti vendor kishte te drejte t'i rriste taksat ndaj ketij biznesi deri ne 30 %. Gjithashtu p/ligji parashikon edhe krijimin e nje Task-Force te vecante, qe do te te shqyrtoje me perparesi cdo ankese te biznesit te vogel. Biznesi i vogel eshte konsideruar sektori me i fuqishem i ekonomise. Pavaresisht se kontributi i tij ne buxhetin publik eshte pakrahasimisht me i vogel, se biznesi i madh, biznesi i vogel eshte gjeneratori i punesimi ne vend. Ne kete biznes jane te punesuar rreth 200 mije persona. Taksa e biznesit te vogel u transferua teresisht nje vit me pare, ne perputhje me konceptin e decentralizimit, ne bashki e komuna.
Decentralizimi, taksat ne dore te vendoreve
Ligji per decentralizimin e pushtetit lokal, u jepte te drejte komunave dhe bashkive te ulnin ose ngrinin taksat dhe tarifat ne masen 30 per qind, mbi kuotat e miratuara nga Parlamenti. Mirepo deri me tani bashkite dhe komunat, vetem sa i kane rritur taksat ne nivelin 30 per qind, por kurre nuk kane shfrytezuar hapesiren ligjore per t'i ulur taksa dhe tarifat po ne kete mase. Madje kete vit sipas Ministrise se Financave, disa bashki i kane rritur taksat ne kundershtim me rrethanat ekonomike qe po operon biznesi, kur ne sfond eshte kriza e thelle ekonomike. Nga ana tjeter kjo politike sipas Ministrise se Financave eshte totalisht kunder nje reforme te pergjithshme, qe qeveria ka ndermarre per uljen e taksave, sidomos ne biznesin e vogel.
Taksat e perkohshme qe jane bere te perhershme nga Pushteti Lokal
1 -Takse per subjektet qe shfrytezojne hapesirat publike jashte gentplanit te miratuar.
2-Takse per subjektet qe shfrytezojne hapesirat publike jashte gentplanit te miratuar, gjate sezonit te veres.
3- Takse per reklamat
4 -Takse per reklame te zakonshme
5-Takse per reklame elektronike
Taksa per zenien e hapesirave publike, me natyre te perkohshme
Baza e takses per zenie te hapesirave publike eshte siperfaqja ne m2, e cila vihet ne shfrytezim nga individe dhe subjekte per qellime biznesi. Taksa llogaritet si detyrim mujor i taksapaguesit. Kategorite dhe nenkategorite e takses per zenien e hapesirave publike sipas zonave.
a -Organizimin e spektakleve ose panaireve
ZONA A ZONA B ZONA C
150 leke/m2 150 leke/m2 150 leke/m2
b-Zenia e hapesires publike per qellime biznesi/tregtimi ne tregjet publike te administruara nga njesite bashkiake.
ZONA A ZONA B ZONA C
150 leke/m2 150 leke/m2 150 leke/m2
c-Zenia e hapesires publike per qellime biznesi si vendosje mallrash jashte vendit te tregtimit, vendosje tavolinash siperfaqet e zena me platforma, siperfaqe te rrethuara me vazo me lule, bime dekorative, me kangjella, drure dekorativ, kufizime me plasmase dhe sende te tjera, etj te ngjashme me to.
ZONA A ZONA B ZONA C
150 leke/m2 130 leke/m2 120 leke/m2
Drejt perfundimit ura me e gjate prej 460 metrash, e autostrades Durres-Kukes