E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ceka: Mund te shkrihemi me PD

Ka rezistuar per 17 vite me radhe perballe Partise Demokratike te Berishes, ne opozite dhe ne pushtet, por duket se historia e Partise Aleanca Demokratike po shkon drejt fundit te saj te pashmangshem. Nenshkrimi i marreveshjes parazgjedhore me kryetarin e mazhorances, Berisha, pritet te sjelle ne nje hap te dyte dhe shkrirjen apo unifikimin e te dy partive, ne nje te vetme. Nje paralajmerim te cilin e ka dhene dje presidenti i PAD, Neritan Ceka, teksa per mediat ka shpjeguar se cfare tendence ka Kodi i ri Zgjedhor, i cili favorizon organizimin e partive ne nje grupim te caktuar federativ ose te unifikuar, pra te shkrira. Keshtu, perfundimi i zgjedhjeve te 28 qershorit do te sjelle te tjera konfigurime ne jeten politike dhe me konkretisht ne funksionimin e partive te vogla. Keshtu pas reformatoreve te Pollos qe u rikthyen ne ish-partine meme nga e cila dolen 7 vjet me pare, edhe Aleanca Demokratike pritet qe te shkrihet me Partine Demokratike. Vete presidenti i PAD-se, Neritan Ceka konfirmon nje mundesi te tille, e cila sipas tij diktohet fort edhe nga vete natyra e Kodit te ri Zgjedhor. "Kjo nuk eshte shtruar si nje alternative e programit zgjedhor, por natyrisht tendenca e Kodit eshte t'i bashkoje partite, te krijoje dy grupime te medha, qofte federative, qofte te unifikuara. Por kjo eshte nje ceshtje pastaj qe do te diskutohet ne kuadrin e qeverisjes se ardhshme. Mendoj se kjo eshte e mundshme per te gjitha partite, qofte nga e majta, qofte nga e djathta, megjithate eshte ende heret te flasim", beri te ditur Neritan Ceka, president i PAD-se. Nje nder kundershtaret me solide kunder Berishes per 17 vite me radhe, levizja e Zogaj dhe e Imamit kater vite me pare, menjanimi nga ana e Rames ne koalicionin e majte, duket se e ka detyruar Ceken jo vetem te kthehet tek ish-kundershtari i tij per vite me radhe, por dhe te shkoje pertej asaj qe e kishin menduar; te shkrihen strukturat e PAD me ato te PD, per te dale nje parti e vetme. Dhe kjo ne nje kohe te dyte, sidomos pas zgjedhjeve te 28 qershorit, pavaresisht rezultatit qe do te dale nga keto zgjedhje. Nje tendence, qe tregon se sistemi politik ne Shqiperi, po shkon ne kahun e sistemit dypolar. Ja.Ma


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›