E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres-Kukes, segmenti pas tunelit gati ne dhjetor

Ritmet e punimeve ne segmentin e fundit te autostrades Morine- Kukes-Durres, qe shtrihet ne territorin e komunes se Kolshit me gjatesi 5,6 km, vetem rreth 4 km larg qytetit te Kukesit, jane pershpejtuar dukshem. Burime te kompanise "Alb Building", qe po kryen punimet ne kete segment, thane se, "Ndonese punimet kane nisur me vone se, ne segmentet e tjera te autostrades, punimet ne kete aks do te perfundojne brenda afatit te percaktuar, qe eshte muaji dhjetor, 2009". Aktualisht ne kete segment po punohet ne hapjen e trasese, ku eshte drejt perfundimit ndertimi i 900 metrave mure mbrojtese, si dhe te 11 urave, pjese e projektit te ketij segmenti, mes te cilave, edhe ura me e gjate e autostrades, me gjatesi 460 metra. Fondi per ndertimin e ketij segmenti rrugor, me vlere rreth 45 milion euro. Ky aks rrugor eshte loti i fundit ne segmentin nga Morini ne Fushe-Dugagjin, dhe qe lidhen me segmentin Fushe-Dugagjin- Rreshen, ne te cilin punimet kryhen nga kompania "Bektel-Enka", qe keto dite ka nisur procesin e asfaltimit nga Fushe-Dugagjini ne drejtim te tunelit. Autostrada eshte e ndare ne tre segmente; Rreshen-Rreps, 19, 5 km; Rreps-Thirre, 26. 5 km; Thirre-Kalimash, 14.8 km. Deri javes qe shkoi ishin ndertuar ne total 23 ura, ndersa tuneli me i gjate ne Ballkan, ai qe kalon permes malit Qafa e Kumbulles, ne segmentin Thirre-Kalimash, me nje gjatesi prej 5.7 km, ndodhet rreth 300 meter larg anes tjeter, pasi punimet po kryhen nga te dyja anet. Vlera e projektit deri tani ka shkuar ne 1.2 miliarde euro. Ndertimi i saj eshte vecanerisht jetik per ekonomine, sepse lidh tregjet e Evropes Jug-Lindore me rruget kryesore nderkombetare detare, permes portit te Adriatikut ne Durres.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›