E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Hetimi i Rames, do te ktheje planin urbanistik te kryeqytetit te qytetaret

Partia Demokratike u shpreh dje e sigurt se Komisioni Parlamentar, i cili eshte kerkuar per t'u ngritur per te verifikuar aferat e kryebashkiakut, Edi Rama do t'i ktheje qytetareve te Tiranes edhe planin e tyre rregullues te kryeqytetit. Zedhenesja e PD-se, Erla Mehilli me ane te nje deklarate per mediat, deklaroi se "PD shpreh bindjen se Komisioni Parlamentar do t'u riktheje tiranasve, planin rregullues te qytetit te tyre". Sipas saj, Edi Rama nuk mund te vazhdoje te mbaj peng nje plan kaq te rendesishem per urbanistiken e qytetit dhe aq me teper nuk mund te vazhdoje te genjej qytetaret e kryeqytetit ne lidhje me te. "Rama vazhdon te mbaje peng dhe te mos paraqese per miratim, Planin e Pergjithshem Urbanistik te Tiranes dhe te mashtroje me cinizem dhe gjakftohtesi mbare qytetaret e kryeqytetit se ai e ka dorezuar ate ne keshillin e bashkise", theksoi zedhenesja e PD. Sipas saj, kryebashkiaku socialist i Tiranes nuk ia ka paraqitur kete plan as vete keshillit bashkiak dhe ai qendron ne sirtaret e zyres se tij sikur te ishte nje placke vetjake. Zedhenesja e PD-se deklaroi se Rama nuk e dorezon dot planin sepse ai eshte teresisht ne funksion te njerezve te tij te biznesit, njerez qe sipas saj, kane marre ne Tirane me dhjetera hektare toke publike. "Rama mashtron me Shalsin e tij, qytetaret e Tiranes sepse ai qe shet cdo leje ndertimi ne trojet e tyre me 250 mije euro e gjer ne 2 kate, nuk mund te dorezoje planin, pasi politika e tij e re e ryshfetit dhe gjobave me troje do te merrte fund", deklaroi Mehilli ne deklaraten per shtyp. Po keshtu zedhenesja e PD-se theksoi se Rama nuk mund ta dorezoj planin, pasi aty do te duket qartesisht edhe betonizimi i kryeqytetit ne kurriz te hapesirave te gjelberta. F.Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›