E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Pas nje jave, aplikojme per ne BE

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, tha dje nga Rubiku, se pas nje jave Shqiperia do te aplikoje per te marre statusin e vendit kandidat, ne Bashkimin Evropian. Pa marre parasysh keshillat e nderkombetareve, qe vendi yne te aplikoje per kete status, pas zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit, Topalli e beri publik lajmin gjate nje takimi me banoret e Rubikut. "Ne sjellim ne Parlament dhe votojme nje buxhet te dyfishuar, ndersa ata votojne kunder. Ne i themi qe pas nje jave do te shkojme dhe do te aplikojme per te marre statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Evropian, ata thone jo, mos e beni kete. Ne themi se do te vazhdojme te rrisim rrogat, ata thone jo, ky eshte faj, ju nuk mund ta beni kete", u shpreh Topalli, duke kritikuar protesten e opozites, per te mos marre pjese ne komisione dhe seance plenare, per menyren e dhenies se kartave te identitetit. Kryetarja u shpreh, se mazhoranca, ka pergatitur nje tjeter projekt te madh ne mandatin e ardhshem. Sipas saj, anetaresimi i Shqiperise me te drejta te plota ne NATO ishte dicka gati e paimagjinueshme nje vit e gjysme perpara, por nderkohe kryetari i bashkise se Tiranes ben protesta, pikerisht pas marrjes se fteses ne NATO.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›