Bashkurti Ekonomia problemi i Shqiperise

“Shqipëria ka problem shumë të madh problemin ekonomik. Kriza duhet të adresohet tek fushat që ne kemi të përbashkëta. Mos mendojmë që Rama e Berisha janë dy gladiatorë ku gjysmë milioni shqiptarë sillen rreth tyre në mënyrë të verbër.
Bashkurti tha se edhe faktori ndërkombëtar ndjehet i lodhur nga krizat e Ballkanit dhe gjithmonë e më shumë tërhiqen prej tij, pasi kanë investuar që krizat politike t’i zgjidhin vetë politikanët lokalë në rajon.
“Palët sa herë që nuk gjejnë dialog i drejtohen faktorit ndërkombëtar. Ndërkombëtarët gjithmonë e më shumë i tërhiqen Ballkanit e Shqipërisë, sepse është investuar në këtë drejtim, që politika lokale të zgjidhë vetë problemet. Publiku shqiptar dhe orientimi perëndimor është pasuria më e madhe që duhet shfrytëzuar nga palët për dialog”, tha Bashkurti.