OSBE Smund te shtyhen lokalet
Ambasadori i OSBE-se Eugen Wollfarth u kerkoi dje partive politike te bashkepunoje per zgjedhje lolake duke bere te ditur se smund te kete shtyrje te tyre. Kryetar i Prezences se OSBE-se ne Shqiperi nxiti partite politike ta zbatojne plotesisht Kodin Zgjedhor duke i paraqitur Komisionit Qendror te Zgjedhjeve propozimet e tyre per anetare te komisioneve zgjedhore. Shqiptaret dhe partneret nderkombetare te vendit presin qe zgjedhjet per organet e qeverisjes vendore te zhvillohen me 8 maj ashtu sic jane dekretuar nga Presidenti i Republikes. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve eshte ne fazen e pergatitjes se ketyre zgjedhjeve. Puna e tij do te behej me e lehte nese te gjitha partite politike veprojne menjehere dhe respektojne ligjin duke dorezuar emrat e te gjithe komisionereve zgjedhore brenda afatit tha Wollfarth. Sipas informacioneve qe ka Prezenca e OSBE-se asnje parti politike nuk ka dorezuar deri me tani ne KQZ listen e plote te kandidateve. Presim qe te gjitha afatet e tjera ligjore te respektohen plotesisht ashtu sikurse presim qe te gjithe anetaret e KQZ-se te marrin pjese ne te gjitha mbledhjet shtoi ai. Sipas Kodit Zgjedhor afati i fundit per paraqitjen e emrave te komisionereve te komisioneve te nivelit te dyte ishte 24 janari. Afati qe KQZ-ja te konstituoje te gjitha komisionet eshte 7 shkurti. Por mesohet se nga ana e Partise Demokratike ka filluar dorezimi i emrave te komisionereve. Ne te njejten kohe edhe LSI ka nisur te beje gati emrat e saj. Kryetari i KQZ-se Arben Ristani tha dje per mediat se KQZ do te nderhyje vete nese Partia Socialiste nuk do te sjelle emrat e saj per komisionere. Nese partia me e madhe e opozites nuk do dergoje emrat e perfaqesuesve te saj atehere do te nderhyje vete KQZ-ja tha Ristani. Nderkohe dje KQZ miratoi vendimin Per miratimin e modeleve te vendimeve dhe dokumentacionit te punes se KZAZ-ve per zgjedhjet per organet e qeverisjes vendore te dates 08.05.2011.
ERALD KAPRI