E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lajcak mberrin sot ne Tirane

I derguari special i Bashkimit Europian Miroslav Lajcak do te mberrije sot ne Tirane per te kryer nje seri te dyte takimesh mbi situaten e renduar politike ne Shqiperi. Diplomati europian do te mbaje takime me nivelet me te larta te shtetit dhe politike per te gjetur nje zgjidhje kompromisi si dhe rinisjen e negociatave mes te dyja partive kryesore te politikes. Mesohet se Lajcak do te mbaje nje takim me kryeministrin Sali Berisha e me pas do te takohet edhe me kreun e Shtetit Bamir Topi. Kjo eshte hera e dyte qe Lajcak viziton Tiranen zyrtare ne nje periudhe te shkurter kohore. Ne viziten e pare ai kerkoi dialog mes partive politike si dhe heqjen dore prej dhunes. I derguari i Bashkimit Europian kerkoi edhe anulimin e protestave politike. Ai raportoi edhe para ministrave te jashtem te BE-se diten e hene ku u diskutua edhe per Shqiperine.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›