Basketboll - Spanje

Eksodi ka kohë që ka nisur, ndonëse ende duket si një shaka vjeshte. Ndërsa NBA nuk po arrin të nisë, janë edhe dy vëllezër të kombëtares së Spanjës që kanë zgjedhur të nisin stërvitjen me një klub në Europë. Këta janë të njohurit, Pau e Mark Gasol, të cilët janë inkuadruar tek Regal Barcelona, kampionia e Spanjës dhe një nga skuadrat më të forta të Europës.
Trajneri Shavi Paskual shpreson që këta lojtarë, të mbeten gjatë me ekipin e tij, së bashku me kapitenin Huan Karlos Navarro, ndonëse kjo vështirë të ndodhë.
“Shpresoj dhe kam besim se do të arrijmë të gjejmë një marrëveshje në Amerikë. Do të ishte një katastrofë e vërtetë që të anulohej një sezon i tërë. Unë e shikoj këtë si një problem. Jam krenar që lojtarët nuk po lëshojnë në kërkesat e tyre. Sapo pronarët të jenë gati të nënshkruajnë një marrëveshje të ndershme, ne do ta nisim kampionatin. Ne kërkojmë vetëm kaq”, thotë Pau Gasol.
Edhe lojtarë të tjerë po vijnë nga NBA në Europë, madje flitet edhe për yjet më të mëdhenj si Dirk Novicki që mund të shkojë tek Reali i Madridit apo edhe Kobi Brajant që kërkohet në Itali nga Bolonja.