E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola preferon kontrata njëvjeçare

Trajneri i Barcelonës Pep Guardiola beson se ai paraqitet më së miri kur nuk ka kontratë afatgjate.

40 vjeçari zëvendësoi Frank Rijkaardin në drejtim të gjigantit katalan në verën e vitit 2008 dhe deri më tani në mes tjerash ka fituar tri tituj në La Liga dhe dy trofe të Ligës së Kampionëve.

Pavarësisht suksesit, ai refuzon të nënshkruajë kontratë afatgjate dhe preferon vazhdime njëvjeçare.

“Çdo ditë mendoj se do të largohem të nesërmen. Punoj më mirë kur kam lirinë të vendosi për të ardhmen time”, tha Guardiola i cili ka kontratë me Barcelonën deri në qershor 2012.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›