Ranieri beson në Scudetto

Trajneri i Interit, Claudio Ranieri ka theksuar se skuadra e tij e re ende mund të fitojë titullin në Serie A, pavarësisht startit katastrofal të sezonit.
Nerazzurrët nuk arritën të fitojnë pas pesë ndeshjeve të para dhe kjo rezultoi me shkarkimin e trajnerit Gian Piero Gasperini.
Skuadra prej asaj kohe ka shijuar fitoren në dy raste nën drejtimin e Ranierit dhe ish trajneri i Chelseas, Juventusit dhe Romës beson se Inter ende ka mundësi të fitojë titullin.
“Për mua, si gjithmonë, janë dy ekipe favorite, Milan dhe Inter. Juventus dhe Napoli janë menjëherë pas nesh, ne duhet të rikthejmë këtë rol sepse jam i bindur se ne mund të fitojmë Scudetton” tha Ranieri për Gazzetta dello Sport.