Suarez, përforcimi i vitit

Legjenda e Liverpoolit, Alan Hansen, beson se sulmuesi i ri i ekipit, Luis Suarez ka dëshmuar se është përforcimi më i mirë i vitit 2011.
Suarez erdhi në Anfield në janar nga Ajaxi për rreth 23 milionë funte dhe deri më tani ka shkëlqyer duke shënuar tetë gola në 20 paraqitje në Premierligë.
Pavarësisht përforcimeve të tjera të mëdha të bëra gjatë këtij viti, Hansen nuk ka dyshim se Suarez është më i miri.
“Për mua, Suarez duhet të jetë përforcimi më i mirë që ka bërë cilido klub në 12 muajt e fundit. Pa marr parasysh kush është kundërshtari, ai gjithmonë ka ndikim në lojë”, tha Hansen për magazinën LFC.