Bosnja dhe Rumania

Franca u mendua që në fillim si Zonja e Paprekshme e grupit tonë eliminator, por gjendja paraqitet ndryshe dhe të papriturat kanë qenë jashtëzakonisht të pranishme. Në prag të dy ndeshjeve të fundit në grup, Bosnjë-Hercegovina ka ende mundësi për të bërë mrekullinë dhe për të zënë vendin e parë, ndërsa Rumania shpreson të kapë vendin e dytë.
Boshnjakët kanë një detyrë më të lehtë se të tjerët, pasi do të luajnë në Zenicë ndaj Luksemburgut, një skuadër që e kanë mundur 3-0 në ndeshjen e parë, në Luksemburg, por trajneri Sushiç, nuk dëshiron të shpërqëndrohet.
“Shpresoj që t’i kem të gjithë lojtarët në gjendje për të luajtur, por nuk do të kemi portierin Hasagiç. Shpresoj që ky të jetë gati për Francën. Ndeshja ndaj Luksemburgut është shumë e rëndësishme dhe duhet ta fitojmë që të sigurojmë të paktën vendin e dytë në grup. Ka shumë rëndësi që ta mbyllim pjesën e parë me fitore, në mënyrë që të luajmë më qetë në të dytën. Nuk dua të mendoj për Francën, nuk kam pse ta bëjë këtë. Kemi edhe 4 ditë deri në ndeshjen me Francën, shpresoj vetëm që të mos jemi shumë të lodhur”.
Ndërkaq, Rumania do të presë Bjellorusinë në fushën e saj, në stadiumin e ri “Nacional” të Bukureshtit. Të dyja skuadrat kanë nga 12 pikë, por rumunët kanë luajtur një takim më pak. Trajneri Picurka ka bërë mjaft ndryshime në formacion dhe shpreson që të luftojë për vendin e dytë në grup.
Do të jetë e vështirë, pasi duhet që rumunët të fitojnë ndaj bjellorusëve dhe pastaj të fitojnë në Tiranë ndaj Shqipërisë, ndërsa Bosnja të marrë vetëm një pikë në ndeshjet ndaj Luksemburgut e Francës. Ndërkaq, Mutu ka premtuar të shënojë golin e parë në stadiumin e ri “Nacional”.