E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zaccheroni trajner i Japonisë


Japonia e ka caktuar Alberto Zaccheronin si trajner të ri të përfaqësueses së futbollit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Federata Japoneze e Futbollit. Zaccheroni do të vijë në pozitën e Takeshi Okada, i cili me Japoninë pati një paraqitje të suksesshme në Kupën e Botës, ku arriti deri në 1/8 e finales.

Zaccheroni në sezonin 1998/99 arriti të fitojë titullin e Serie A me Milanin, ndërsa sezonin e kaluar dështoi të ketë sukses me Juventusin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›