Ibra premton 25 gola dhe Topin e Artë
Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, ka hartuar planin e tij për arritjet personale. Si qëllim vetes suedezi i ka vënë për këtë sezon shënimin e 30 golave dhe në sezonin e ardhshëm Topin e Artë.
"Topi i Artë? Së pari dua të fitoj me ekipin dhe më pas vijnë çmimet individuale. Shpresoj të shënoj më shumë se 25 gola, por më me rëndësi është të fitojmë".
"Të gjithë luajtën mirë ndaj Lecces, sidomos Ronaldinho dhe Pato. Të gjithë tifozët ishin fantastikë me mua. Unë jam vërtet i lumtur", u shpreh ish-sulmuesi i Interit.