Atletika, mirënjohje Gëzim Memës dhe Vildan Tufit

Federata Shqiptare e Atletikës kupën “Nderimi i figurave”, në bashkëpunim me Bashkinë e Shkodrës, e ka shfrytëzuar për dhënien e titullit Mirënjohje Gëzim Memës dhe Vildan Tufit. Dy emra që bën histori në atletikën shkodran. Por ndërkohë janë nderuar dhe 15 veteranë të tjerë të atletikës shkodrane. Katër prej tyre, Surri Hoti, Enver Dervishi, Kujtim Rrjolli dhe Nefail Kraja (pas vdekejs), si dhe më pas Arban Xhani, Marije Gjoni, Mimoza Meta, Nafije Shahu, Asim Mujaxhi, Ahmet Kryeziu, Hajrullah Shoshi, Ardian Miloti, Gjulio Zefi, Arben Parmeza, Admir Bregu, Izmir Smajlaj.
“Besoj se është në të mirën e sportit që të gjithë këto njerëz, të cilët kanë dhënë gjithçka për atletikën shqiptare, e cila ka lind në Shkodër e këtu do të mbarojë, të nderohen. Ne kemi bërë vetëm detyrën, sepse këto njerëz meritojnë më shumë se sa kaq”, shpjegon Alban Neziri, Drejtori i Sporteve në Bashkinë Shkodër.
Ishin atletët shkodranë të cilët kanë dominuar aktivitetin. Për këtë flasin edhe dy trofetë individual të fituar nga Erisa Rrasa dhe Franko Burraj, të cilët në përfundim të aktivitetit u shpallën sportistët më të mirë duke merituar kupat përkatëse. Këto ishin garat e dyta brenda muajit prill që zhvillohen në Shkodër, ndërkohë që po në Shkodër, më 24 prill do të zhvillohet edhe Kupa e Shqipërisë