E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basketbollistet e Sigal Prishtina ne Kosove kryejne kontrollet mjekesore

Për disa nga basketbollistët e Sigal Prishtinës ka qenë hera e parë që i nënshtroheshin kontrolleve kardiologjike. Menaxheri i ekipit ka bërë të qartë se të gjithë lojtarët që nuk do të kalojnë tre fazat e testit nuk do të aktivizohen gjatë sezonit.

Për herë të parë ka mundësi ta shoh se si i funksionon zemra.
Basketbollisti i Sigal Prishtinës Alban Veseli nuk kishte kryer ndonjëherë më parë testet kardiologjike.
Ai kaloi nëpër 3 faza të ndryshme të analizave në të cilat i dolën rezultatet pozitive. Për këtë arsye po mendon se secili atletë duhet të bëjë teste të tilla.

“Çdo sportist patjetër duhet t’i kryejë këto.“

E lojtari amerikan Tay Ualler që ka përvojë me analizat e tilla tregon se sa janë ato të rëndësishme për basketbollistët.

“Janë shumë të rëndësishme pasi duhet siguruar para fillimit të sezonit se je i shëndetshëm, e jo të ndodh diçka në mes të sezonit dhe të kap në befasi”

Këto teste mund të jenë edhe fatale për ndonjërin nga lojtarët, pasi menaxhmenti i klubit thotë se do t’i largojë ata të cilët nuk janë të shëndosh.
“Këto lloj teste nëse nuk mund të kalohen atëherë lojtar.”

Megjithatë një gjë e tillë nuk do të jetë e nevojshme pasi doktori po thotë se testet janë pozitive.

“Basketbollistët janë testuar më së shumti në aspektin kardiak dhe në testet e bëra nuk ka dal ndonjë problem”
Pos Vallerit dhe Veselit kontrollimin e kanë bërë edhe lituanesi Aurimas Keizha dhe amerikani Hamidu Rrahman.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›