E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miqesoret e mbremjes se sotme

Prozhektorët drejtohen në “Olimpiko” të Romës.
Nuk do të luajnë Mario Baloteli dhe Lionel Mesi, por ndeshja miqësore Itali-Argjentinë premton spektakël.
Dy gjigantët e futbollit botëror përballen mes tyre në një ndeshje për nder të Papa Françeskut. Kjo është ideja, por ndryshe mendojnë trajnerët.
Çezare Prandeli dhe Alehandro Sabeja e konsiderojnë këtë miqësore si një test force për dy skuadrat që kërkojnë të jenë pretendente në Botërorin 2014.
Zhgënjim për tifozët është mungesa e Balotelit dhe Mesit, të dy të dëmtuar dhe të pamundur për të luajtur.
Jo vetëm Itali-Argjentinë. Miqësoret e mbrëmjes së sotme dhurojnë të tjera përballje gjigandësh.
Portugalia do të presë në fushën e saj Hollandën, ndërsa e gjithë vëmendja do të jetë te Kristiano Ronaldo dhe Robin van Persi.
Brazili viziton Zvicrën për një tjetër miqësore europiane. Felipe Skolari ka grumbulluar lojtarët që luajnë në koninentin e vjetër, ndërsa kjo sfidë ka interes edhe për Shqipërinë, pasi zvicerianët janë kundërshtarët e fundit në eliminatoret e Botërorit 2014.
Një derbi britanik dhuron miqësorja e Londrës, ku Anglia do të presë Skocinë. Gjermania luan kundër Paraguait, ndërsa Franca zbret në tranfertë kundër Belgjikës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›