Bast per Barca-Real, zbraz "kallashin" ne lokal
Korce- Fitoi bastin, per ndeshjen Barcelona-Real Madrid, por humbesi nuk i jep parate. Ky refuzim, per pak sa nuk i kushtoi jeten, 25 vjecarit, Lirim Osmani, nga fshati Kamenice. Mariglen Muho, bashkemoshatari i tij dyshohet se e ka qelluar me arme zjarri "Kallashnikov", duke e plagosur rende. Viktima ka marre tre plage ne trup dhe pas nderhyrjes se kirurgeve te spitalit te Korces, fatmiresisht eshte jashte rrezikut per jeten. Policia ka bere te mundur arrestimin e autorit te dyshuar dhe ne cilesine e proves materiale sekuestroi armen dhe krehrin me 19 fisheke. Burime zyrtare thane se ngjarja ka ndodhur rreth ores 23:00, ne nje prej bareve te fshatit Kamenice, 20 km larg qytetit te Korces. Lirim Osmani dhe Mariglen Muho, duke konsumuar alkool, njekohesisht po ndiqnin edhe ndeshjen e futbollit Barcelona-Real Madrid, duke vendosur bast me 2 mije leke. Ne fund te ndeshjes, i ngarkuar edhe nga pija, Marigleni i kerkon shokut te tij parate e bastit pas fitores se Barcelones. Por Lirimi ka kundershtuar dhe kaq ka mjaftuar qe ceshtja te zgjidhet me bresheri automatiku. I dyshuari e ka marre armen ne shtepi dhe me pas sipas deshmitareve qelloi nga jashte lokalit. Ne vendngjarje shkoi edhe nje grup hetimor qe beri te mundur ndalimin e Muhos nen akuzen e "vrasjes se mbetur ne tentative".
D. Zisi
D. Zisi