E Diel, 1 Nëntor 2026

Van Gal, trajneri i Bajernit te Mynihut?

Sanderlendi dhe Bajerni i Mynihut jane vene ne gare, per te fituar sherbimet e trajnerit holandez, Luis Van Gal. Sipas medieve angleze, pas interesimit zyrtar te Sanderlendit, trajneri i Az Alkmarit ka pranuar se eshte nje tjeter piste, per te ardhmen e tij, pasi edhe klubi gjerman i Bajernit te Mynihut ka shprehur interes per ta pasur nw stol. Bajerni nuk e ka zgjedhur ende pasuesin e Jurgen Klinsmanit. Van Gal, ish-trajneri i Ajaksit dhe i Barcelones eshte rikthyer serish, pasi shpalli kampion ne Holande ekipin e Az Alkmarit. Pas perfundimit te sezonit, edhe drejtuesit e klubit te AZ Alkmarit, jane te bindur se Luis Van Gali do te largohet nga drejtimi i skuadres se tyre. Ne kontrate eshte parashikuar nje klauzole, e cila i jep te drejte trajnerit, qe te largohet ne nje klub me te madh.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›